44 kompani të Maqedonisë kanë lidhur marrëveshje afariste me partnerët e huaj
44 kompani të Maqedonisë kanë lidhur marrëveshje afariste me partnerët e huaj në periudhën 2015-2016 përmes Rrjetit evropian për mundësi biznesi (EEN), ndërsa 182 firma nga vendet e huaja kanë kërkuar bashkëpunim me kompani të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Tv Art, kjo është vetëm një pjesë e bilancit të EEN, e cila përveç internacionalizimit, ofron edhe transfer të teknologjive dhe risi. Periudha e viteve 20152016 është e rrumbullakosur dhe tashmë ka filluar periudha e ardhshme, për vitet 20172018.
Siç është theksuar sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike, shërbimet e EEN-së janë falas. Më së tepërmi, pothuajse 94 për qind, i shfrytëzojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), kryesisht nga sektori IT dhe tregtia.
Lidhur me risinë, për vitet 20152016, janë lidhur 22 marrëveshje teknologjike për partneritet, janë prodhuar 30 profile teknologjike dhe janë realizuar mbi 113 shkëmbime të informacioneve.
Rrjeti evropian për mundësi biznesi funksionon nga viti 2008. Sot numëron 600 organizata nga Evropa, por edhe nga SHBA-ja, Rusia, Kina, Japonia, Kili, Argjentina… Bashkon mbi 3.000 profesionistë në 60 vende, të cilët në çdo kohë, 24 orë janë në dispozicion për sigurimin e të dhënave të sakta, precize.
Në Maqedoni EEN punon si konsorcium nacional në kuadër të Rrjetit evropian të sipërmarrësve. Lider projektues është Rektorati i Universitetit “Shën Kirili e Metodi”, ndërsa partnerë janë Oda ekonomike dhe Fondacioni MIR./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Stresi, shqetësimet, zemërimi e mërzia – si qëndrojnë gratë e Kosovës në Indeksin global të shëndetit
Xhelal Bajrami: Asnjë parashtresë në Prokurori për parregullsi në zgjedhje
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?