LAJMI I FUNDIT:

400,000 zviceranë konsumojnë Golden Eagle

400,000 zviceranë konsumojnë Golden Eagle

Kosovaret, sot mund të krenohen për arritjen e standardeve ndërkombëtare të cilësisë, nga produktet vendore. Pija energjike Golden Eagle, që prodhohet në Kosovë nga kompania FRUTEX, gjatë nëntëmujorit të këtij ka thyer rekordet e saj në Zvicër.

Mbi 400 mijë zviceranë sot e konsumojnë këtë pije, që është e pranishme në tregun zviceran prej vitit 2008. Fal cilësisë, ajo është konkurrente me pijet tjera energjike dhe shumë e kërkuar nga konsumatorët. Në këtë shtet atë mund ta gjeni edhe në rrjetin e qendrave tregtare Coop.

Por, Golden Eagle, përpos Zvicrës, eksportohet edhe në këto shtete tjera, si: në Shqipëri, SHBA, Gjermani, Austri, Itali, Francë, Belgjikë, Suedi, Angli, Gabon, Slloveni, Maqedoni, Mal të zi, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Libi, Togo, Senegal, Guine, Liberi, Ruandë, Bullgari e Sllovaki.

Kompania Frutex i kushton vëmendje të veçantë cilësisë dhe mbikëqyrjes së saj. Për këtë ajo angazhuar shumë institute kompetente për mbikëqyrje të vazhdueshme të cilësisë, si: Instituti Austriak LAW GmbH, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Instituti Bujqësor i Kosovës dhe po ashtu është laboratori që operon në kuadër të fabrikës.

Kompania FRUTEX ka disa lloj të pijeve që ndryshojnë nga shija dhe përmbajtja, si: Golden Eagle, Golden Eagle Erotic, Golden Eagle Champagne, Golden Eagle Sugare Free, lëngjet RELAX e së fundi RELAX me shije limoni.

Artikull i sponzorizuar