LAJMI I FUNDIT:

400 mijë francezë kërkojnë borxhin e vitit 1867 nga Perandoria Ruse

400 mijë francezë kërkojnë borxhin e vitit 1867 nga Perandoria Ruse

Në janar të vitit 1918, Lenini nënshkroi një dekret që nuk i pranonte ‘borxhet cariste’. Kështu, vlera që u përdor për modernizimin e ekonomisë ruse nga gjysma e dytë e shekullit të XIX-të nuk u shlye kurrë. Njëqind vite më vonë, mijëra trashëgimtar francez janë në pritje të shlyerjes së këtij detyrimi.

Në vitin 1867, hekurudhat ruse lëshuan obligacione qeveritare të garantuara me ar. Për tridhjetë vjet, mbajtësit francez të këtyre Letrave me Vlerë do të investonin gjithsej 15 miliardë franga ari, ekuivalente me 53 miliardë euro sot.


Janë rreth 400 mijë pasardhës të investitorëve fillestarë që kërkojnë paratë dhe interesat dhe po luftojnë përmes Federatës Ndërkombëtare të Mbajtësve të Obligacioneve ruse për t’i mbrojtur të drejtat e tyre.

Sipas RFI, përcjell Telegrafi, kërkesa e tyre nuk ka mundësi të jetë pozitive, pasi në vitin 1996 Moska dhe Parisi nënshkruan një Marrëveshje për mospagesën e borxheve nga koha Cariste. /Telegrafi/