LAJMI I FUNDIT:

40 mijë fermerë me traktorë bllokojnë Berlinin, protestojnë ndaj politikës së re bujqësore

40 mijë fermerë me traktorë bllokojnë Berlinin, protestojnë ndaj politikës së re bujqësore

Dhjetëra mijëra fermerë protestuan në Berlin kundër politikës së re bujqësore të qeverisë.

Ata u ankuan për rritjen e kërkesave në mbrojtjen e mjedisit dhe rënien e çmimeve të produkteve, të cilat po dëmtojnë gjithnjë e më shumë biznesin e tyre.


Deri në 40 mijë fermerë nga e gjithë Gjermania udhëtuan për në Berlin. Me rreth 8,600 traktorë formuan një kolonë prej 10 kilometrash, përcjell Telegrafi.

Demonstratat u organizuan nga “Land schafft Verbindung” (Land Creates Connections) dhe protestuan kryesisht kundër paketës bujqësore të miratuar nga kabineti federal në fillim të muajit shtatorit.

Sipas protestuesve, masat të cilat përfshijnë një program veprimi për mbrojtjen më të mirë të insekteve dhe kufizime shtesë në produktet e mbrojtjes së kafshëve dhe bimëve, janë një ngarkesë e papranueshme për bujqësinë gjermane.

Këto masa u miratuan pjesërisht si një reagim ndaj procedurave të Komisionit Evropian kundër Gjermanisë në lidhje me nivelet e larta të nitratit në ujërat nëntokësor. /Telegrafi/