LAJMI I FUNDIT:

4 këshilla për ta nisur mbarë biznesin tuaj

4 këshilla për ta nisur mbarë biznesin tuaj

Dëshironi të hapni një biznes të ri, mirëpo nuk jeni të sigurt për hapat konkret që duhet t’i ndërmerrni për të hapur një biznes?

Atëherë ky është artikulli i duhur për ju!


Shumë njerëz hapin një biznes të ri duke menduar se do të fillojnë të fitojnë para menjëherë, vetëm për të parë se të fitosh para në një biznes është shumë më e vështirë nga sa mendonin. Nëse jeni duke menduar për të hapur një biznes të ri, ju mund ta shmangni këtë duke shfrytëzuar kohën tuaj dhe duke i planifikuar të gjithë hapat e nevojshëm që ju nevojiten për të arritur sukses. Për çfarëdo lloj biznesi që dëshironi të filloni, përdorimi i katër këshillave të mëposhtme mund t’ju ndihmojë të nisni suksesshëm biznesin tuaj.

Krijoni një plan të biznesit

Plani juaj i biznesit është mjeti që do ta përdorni për t’i bindur njerëzit se të punosh me ju – ose të investosh në kompaninë tuaj – është një zgjedhje e zgjuar. Një plan i mirë biznesi ju udhëzon në çdo fazë të fillimit dhe menaxhimit të biznesit tuaj. Ju do të përdorni planin tuaj të biznesit si një udhërrëfyes se si të strukturoni, drejtoni dhe rritni biznesin tuaj të ri.


Realizoni një hulumtim të tregut

Hulumtimi i tregut përfshin mbledhjen e të dhënave për të mësuar më shumë rreth demografisë dhe konsumatorëve të synuar, në mënyrë që një biznes të mund të rritet në mënyrë më efektive dhe, në fund të fundit, të ketë sukses në treg. Hulumtimi i tregut është një pjesë jetike e çdo strategjie biznesi, qoftë ai biznes i madh apo i vogël, i ri apo i vjetër. Ai ofron përgjigjet që kompanitë kanë nevojë për të marrë vendime që do t’i çojnë ato përpara duke i fuqizuar ata t’i bazojnë vendimet në të dhëna. Pyper si një kompani hulumtuese ju ofron bizneseve që përmes ofertës së muajit maj të informohen rreth konkurrencës, pikave të forta dhe të dobëta të tyre nga perceptimet e qytetarëve me një çmim shumë të volitshëm.


Vendosni objektiva dhe pritshmëri realiste

Dallimi midis një biznesi të suksesshëm dhe një biznesi të dështuar është këmbëngulja. A jeni të gatshëm që të punoni edhe kur gjërat nuk do të shkojnë mirë? Apo do të dorëzoheni menjëherë? Një biznes i ri kërkon shumë durim dhe punë, sidomos në muajt e parë të lansimit ku rreziku për të dështuar mund të jetë më i madh, andaj gjithmonë vendosni pritshmëri reale për biznesin tuaj dhe hulumtoni tregun që t’i arrini qëllimet e juaja në biznes.


Njihuni me investitorë të ndryshëm

Nëse biznesi që po filloni do të ketë nevojë për investitorë për t’u rritur, mundohuni të zbuloni se çfarë kërkojnë investitorët dhe ku t’i gjeni ata që mund të investojnë në llojin e biznesit tuaj. Shumica e investitorëve investojnë në biznese të reja të cilat kanë potencial për t’u rritur. Prandaj, sigurohuni që të prezantoni në mënyrën më të mundshme biznesin tuaj të ri tek investitorët potencial. Do të duhen disa kërkime për të gjetur llojin e duhur të investitorit që do të investojë sasinë e duhur të parave me kushte të pranueshme. Mund të marrë pak kohë, por nëse besoni në atë që po bëni, vazhdoni të kërkoni derisa të gjeni investitorët e duhur.