LAJMI I FUNDIT:

369 pacientë po marrin trajtim për Sklerozë Multipe në Kosovë

369 pacientë po marrin trajtim për Sklerozë Multipe në Kosovë

Njësia e Sklerozës Multiple në Klinikën e Neurologjisë, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se ka ofruar për gjatë vitit 2021 shërbime ambulantore dhe spitalore për diagnostikimin dhe trajtimin e rasteve të reja me këtë sëmundje.

“Si dhe nga ana tjetër punën e saj intensive në identifikimin dhe rekrutimin e të gjithë pacientëve në Kosovë të diagnostikuar në vitet paraprake, por të cilët në mungesë të terapisë, nuk kanë qenë në gjendje të trajtoheshin në mënyrë adekuate me terapinë specifike. Por që tani terapia është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.


Në njoftim thuhet se,  gjatë vitit 2021, kanë qenë 39 raste të reja që janë diagnostikuar për herë të parë me sëmundjen dhe e kanë nisur trajtimin.

“Në Kosovë momentalisht për Sklerozë Multiple trajtim marrin gjithsej 369 pacientë”, vijon njoftimi.

Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe.

Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të pirë (shtangur) dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Kronika e Zezë
Çmimi i produkteve medicinale, SHDPFMFK shpreh shqetësim për efektet që do të ketë ligji: Në shumë raste detyron shitjen nën vlerën e furnizimit

Çmimi i produkteve medicinale, SHDPFMFK shpreh shqetësim për efektet që do të ketë ligji: Në shumë raste detyron shitjen nën vlerën e furnizimit

Shëndetësi
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Kalo në kategori