LAJMI I FUNDIT:

3,342 raste aktive me coronavirus në Kosovë

3,342 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 3,342.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,947.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.