Një grua 28 vjeç, nënë e dy fëmijëve është vrarë dje në Fier nga burri i saj. Ai ka ngulur plot 31 herë thikën mbi trupin e saj.
Mam, të thirra. Të thirra fort, Mam. Ku ishe Mam? Pse nuk m’u përgjigje?
A të kujtohet Mam?! A të kujtohet sa herë të thërrisja kur kisha nevojë për ty?
Po dje, ku ishe Mam? Unë të thirra 31 herë e ti nuk ishe Mam.
Herën e parë të thirra kur ai hyri në shtëpi. Sapo kisha vënë fëmijët në gjumë. Ai kish pirë Mam. Avujt e alkoolit shpërndaheshin në dhomë. Kishte një pamje të frikshme. Të thirra Mam, por ti nuk m’u përgjigje.
Herën e dytë të thirra teksa ai më shtyu në krevat. U zhvesha vetë Mam, ndryshe do më rrihte. Të thirra, Mam teksa ai më copëtonte çdo herë që hynte brenda meje. Të thirra Mam, por ti nuk m’u përgjigje.
Herën e tretë të thirra kur filloi të më shkulte flokët dhe për një çast ndieva sikur koka m’u shkëput nga trupi. Të thirra Mam, por ti nuk m’u përgjigje.
I numërova herët që të thirra Mam. Ishin plot njëzet e pesë. Çdo herë që ai ma përplaste kokën pas murit dhe më shtynte tutje, unë të thërrisja Mam. Madje një nga herët, koka m’u përplas tek cepi i tavolinës. Ah sa dhimbje, Mam!
Herën e njëzetë e gjashtë, Mam, ai mori thikën mbi tavolinë. Pse nuk e fsheha thikën, Mam?! Kisha prerë bukën për fëmijët dhe tryeza ishte ende me pjatat e tyre. Vura fëmijët në gjumë, Mam, prandaj nuk e ngrita tryezën.
Herën e njëzetë e shtatë të thirra me sa kisha në kokë, Mam, por t’i prapë nuk m’u përgjigje. Të thirra kur ai ma nguli thikën mbi kofshë, Mam.
M’i hapi këmbët dhe ma nguli thikën mbi njërën kofshë. Pastaj ma mori dorën Mam, atë dorë që ti ma kapje çdo mëngjes kur më çoje në shkollë dhe ma puthje dhe nguli thikën.
31 herë ma nguli thikën në trup, Mam.
Isha e mbuluar në gjak. Një pellg i madh me gjakun tim. Një pellg i madh me shpirtin tim.
Kur numërova thirrjen e fundit Mam, e kisha thikën mu në zemër. Sa dhimbte thika në zemër, Mam. Aty të thirra për herë të fundit, por t’i prapë nuk m’u përgjigje, Mam.
Trupi im është në mes të dhomës, Mam.
Kam 31 gropa mbi trup. Mbi zemrën time gjendet gropa e fundit dhe mbi të vërtitet një mizë e madhe.
Ai, burri im, përplasi derën dhe iku.
Post Scriptum: Të dua fort Mam edhe pse të thirra 31 herë dhe ti nuk m’u përgjigje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Karim Benzema kthehet në Real Madrid
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit