LAJMI I FUNDIT:

Më 31 janar votimi i buxhetit 2019 në Kuvend

Më 31 janar votimi i buxhetit 2019 në Kuvend

Buxheti për këtë vit në shumë prej 2.3 miliardë euro pritet të jetë në votim të dytë në seancën Kuvendit të Kosovës më 31 janar. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.

“Me datën 31 janar do të kemi seancë parlamentare me disa pika shumë të rëndësishme, si ligji i buxhetit, statuti i Trepçës, shumë shpejt do ta kalojë Kuvendi i Kosovës dhe ligji për paga dhe një mori ligjesh tjera që do t’i aprovojë ku Kuvend në shërbim të interesave të qytetarëve”, tha Veseli.

Kërkesat e PSD-së drejtuar Haradinajt para votimit të buxhetit për vitin 2019
Lexo po ashtu Kërkesat e PSD-së drejtuar Haradinajt para votimit të buxhetit për vitin 2019

Mos votimi i buxhetit deri më tani është shtyrë për shkak të problemeve me Listën Serbe dhe mungesës së numrave të koalicionit qeverisës, por edhe kushteve që ka vënë Partia Social Demokrate (PSD), e Shpend Ahmetit.

Qeveria shpreson në votim të buxhetit 2019 gjatë këtij muaji
Lexo po ashtu Qeveria shpreson në votim të buxhetit 2019 gjatë këtij muaji

Shtyrjes së votimit të buxhetit i ka paraprirë edhe mos rishikimi i tij, në mesin e vitit 2018, praktikë kjo e më hareshme ku çdo herë kishte lëvizje buxhetore.

PSD e vendosur: Pa plotësimin e kërkesave tona nuk e votojmë buxhetin
Lexo po ashtu PSD e vendosur: Pa plotësimin e kërkesave tona nuk e votojmë buxhetin

Ndryshe, LDK e Vetëvendosje kanë thënë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2019, me arsyetimin se nuk i plotëson kriteret për tu votuar, shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër, nëse buxheti nuk votohet, sipas procedurave ligjore në Kuvendin e Kosovës, vendi mund të shkojë në krizë buxhetore. Atëherë, sipas afatit kohor, në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, shpenzimet buxhetore duhet të realizohen në 1/12 e buxhetit të këtij viti. /Telegrafi/