LAJMI I FUNDIT:

Me 300 mijë euro përmbyllet ndërtimi i infrastrukturës në Suhadoll

Me 300 mijë euro përmbyllet ndërtimi i infrastrukturës në Suhadoll

Ka filluar të premten asfaltimi edhe i rrugëve nëpër lagjet e Suhadollit, në një gjatësi prej mbi dy kilometra.

Kështu bën me dije Komuna e Mitrovicës, përmes një njoftimi për media, ku tregohet se projekti për asfaltimin e këtyre rrugëve dhe ndërtimin e kanalizimit fekale dhe atij atmosferik nëpër këto rrugë, ka kushtuar rreth 300 mijë euro.


Asfaltimin e rrugëve e ka përcjell drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja.

Ai ka thënë se me shtruarjen e këtyre rrugëve, në Suhadoll pothuaj se është kompletuar infrastruktura rrugore.

“Kanë mbetur pa u ndërtua edhe disa metra kanalizim në një lagje. Po, megjithëkëtë Suhadolli, si një paralagje e madhe e qytetit përtej Ibrit, tani është bërë më i bukur se kurrë më parë dhe banorët i kanë të gjitha kushtet për të jetuar këtu pa probleme infrastrukturore”, ka thënë ndër të tjera drejtori Muja.

Sipas njoftimit për media edhe banorët e lagjeve në të cilat po asfaltoheshin rrugët u shprehën të jenë të kënaqur me punë që po bëhet aty për rregullimin e infrastrukturës. /Telegrafi/