30 qershori afati i fundit për pagesë të tatimit në pronë në Mitrovicë

Foto;ilustrimi

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka njoftuar qytetarët se 30 qershori 2026 është afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë për vitin 2026.
Komuna përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën brenda afatit të përcaktuar, me qëllim të shmangies së kamatës për vonesë.
Sipas njoftimit, pas kalimit të afatit, për të gjitha detyrimet e papaguara do të llogaritet kamatë, në përputhje me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, si dhe me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































