LAJMI I FUNDIT:

Më 30 mars seancë për zgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së

Më 30 mars seancë për zgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot me shumicë votash kanë votuar për organin përzgjedhës që do të zgjedhë anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Kryesuesi i seancës Sabri Hamiti ka qitur në votim që më 30 mars të mbahet seancë ku pritet të votohen emrat e propozuar për kryetar dhe anëtarë të Bordit të OSHP-së.


Plotësimi i Bordit të OSHP-së është njëra nga tetë rekomandimet e propozuara nga BE-ja për liberalizim të vizave. /Telegrafi/