LAJMI I FUNDIT:

30 ditë paraburgim për katër të dyshuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

30 ditë paraburgim për katër të dyshuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Gjyqtari në procedurë të mëparshme caktoi 30 ditë paraburgim për katër të dyshuarit për kidnapimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, pas marrjes në pyetje të mbrëmshme në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit. Në mesin e tyre është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorevski, të cilin prokuroria dyshon se e ka ndihmuar, pra se ka dhënë informacione për lëvizjet e fëmijës.

Informacionin për paraburgimin konkret e ka konfirmuar edhe Prokuroria Publike, me kërkesë të së cilës janë caktuar edhe paraburgimet. Dje në orët e vona të mbrëmjes, pothuajse në të njëjtën kohë me konferencën e jashtëzakonshme për media të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në të cilën, ndër të tjera, njoftoi se për rastin e vrasjeve, Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se ndaj pesë të dyshuarve është lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore.


Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit
Lexo po ashtu Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Kjo do të thotë se çështja avancon një hap dhe se prokuroria ka besim se ka prova kundër të dyshuarve, në mënyrë që çështja të kalojë nga një hetim paraprak në një hetim. Në momentin e hapjes së hetimeve, njoftimi i PTHP-së së Shkupit vetëm konfirmon – cila është teza kryesore që do të përpiqet të vërtetojë. Se Pançe Zhezhovskin e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë vrarë, që t’ia marrin veturën Citroen, veturën me të cilën pesë ditë më vonë do të rrëmbehej viktima e radhës, Vanja Gjorçevska.

Shefi i Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski, tashmë ka deklaruar se tre nga të dyshuarit tashmë e kanë pranuar veprën penale. Babai i të vrarës Vanja Gjorçevska, sipas asaj që ka bërë publike hetimi, nuk e pranon se e ka kryer veprën për të cilën dyshohet. I dyshuari i parë, Ljupço Palevski-Palco, i cili ishte në arrati, do të ketë mundësinë të dëshmojë për krimet për të cilat dyshohet vetëm pas ekstradimit.

Për të tashmë gjykata ka caktuar masën e paraburgimit, e cila do të aktivizohet menjëherë pas sjelljes së tij në vend. /Telergfai/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori