3.5 kg drogë në park, prangoset pas mbylljes së pazarit

Derisa gjatë javëve të fundit policia e Padovas ishte vënë në ndjekje të tij, Delija vazhdonte qetësisht aktivitetin e paligjshëm.
Efektivët e policisë e panë shqiptarin teksa i afrohej një makine, ku takoi një afrikan i cili pasi diskutoi me të, u largua.
Pak minuta më pas, 32 vjeçari u kthye i vetëm në një park aty pranë duke e lënë makinën të parkuar.
Në atë moment policia e ndaloi, dhe pas kontrollit të detajuar në veturë u gjetën 3 kilogramë e gjysmë marihuanë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/08/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































