LAJMI I FUNDIT:

2,928 raste aktive me coronavirus në Kosovë

2,928 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 2,928.

MSH po ashtu njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154,191, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,953 persona.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës.

Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/