LAJMI I FUNDIT:

“27 prilli”: Kërkohet që rasti të merret nga Gjykata e Hagës

“27 prilli”: Kërkohet që rasti të merret nga Gjykata e Hagës

Në seancën e sotme publike të Gjykatës së Apelit për ngjarjet e 27 Prillit, përfaqësuesi i të akuzuarit Vlladimir Atanasovski ka kërkuar përjashtimin e Prokurorit Publik, Prokurorisë së lartë Publike dhe Prokurorit Publik Republikan. Avokati Jordan Apostolski, gjykatës I ka dorëzuar dokumente se Atanasovski me qëllim është “harruar” në burg. Informacionet I kanë marrë nga informatori.

Xhirimet ku pretendohet se dëgjohet zëri i Prokurores Villma Ruskovska, hyjnë në procesin gjyqësor për lëndën “Organizatorët e 27 Prillit”. Me këtë, avokatët e ish-Drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, kërkojnë përjashtimin e Prokurorisë nga rasti, kurse lënda të dorëzohet për procedurë tek Prokurori I Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.

“Kemi dëshmi që para do kohe i kemi marrë nga informatori, kurse janë publikuar në media. Këtu janë dëshmitë ku Prokuroria Publike thotë se me qëllim Atanasovski është vënë në paraburgim dhe është harruar, kurse këtë e tregon edhe konstatimi ynë në hetime. Kërkojmë që kjo lëndë penale t`i dorëzohet Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë për shkak se bëhet fjalë për vepër penale që hyn në kompetencat e saj”, deklaroi Jordan Apostoloski-avokat.

Ndryshe, muaj më parë, nëpër rrjete sociale ishte publikuar një audio-xhirim ku pretendohet se është i ish-Prokurores për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovskës, e cila gjatë një bisede me një person tjetër, përmend emrin e Vlladimir Atanasovskit, duke thënë se “e kam vënë në paraburgim dhe e kam harruar dy muaj”.

Ish-funksionarët, Trajko Veljanovski, Mile Janakievski, Spiro Ristovski dhe ish-Drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski u dënuan me gjithsej 25 vite burg për organizimin e ngjarjeve të 27 Prillit 2017, për cënimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori