LAJMI I FUNDIT:

26 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit me shokë, Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

26 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit me shokë, Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe te përmendorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Presidentja Osmani theksoi se sot është një prej ditëve më të lavdishme të historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në këtë 26 vjetor të rënies së heronjve tanë i përkujtojmë si lajmëtarë të lirisë, për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahiri me shokë për të gjithë ushtarët e UÇK për të gjithë ata që luftonin së bashku me Zahirin dhe atyre që iu bashkuan UÇK-së pas rënies së tyre.


Kjo ditë është një prej ditëve më të lavdishme të historisë së UÇK-së dhe Republikës së Kosovës, e cila u ndërtua mbi themelet e forta dhe ato mbesin të forta për shkak se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë”, tha Osmani.

Osmani shtoi se puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak do ta ketë udhërrëfyes pikërisht këtë sakrificë, këtë heroizëm të tyre.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti, tha se Zahir Pajaziti me shokë ishin kushtrimi për luftë çlirimtare.

“Para 26 vejte komandanti Zahir Pajaziti së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë. Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare dhe pararendës së UÇK-së. Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, shtetin tonë e pavarësinë”, tha Kurti.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha në ditë si kjo e sotmja është e rëndësishme të kujtohet sakrifica e të gjithë ushtarëve të UÇK-së.

“Është e rëndësishme që kjo sakrificë të jetë udhërrëfyes i ynë në punët e shumta që kemi për të bërë për të jetësuar idealet e tyre, një shtet të fortë e demokratik ashtu siç e dëshiruan Zahiri me shokët e tij dhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri”, tha Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori