LAJMI I FUNDIT:

Më 26 maj proteston opozita për rrëzimin e Qeverisë Rama

Më 26 maj proteston opozita për rrëzimin e Qeverisë Rama

Opozita e bashkuar ka thirrur shqiptarët në protestë kombëtare më 26 maj për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ftesën e adresoi nga selia blu kreu i PD-së, Lulzim Basha , përkrah aleatëve të tij me të cilët më herët patën një takim.


Basha tha se nuk mund të ketë negociata me një qeveri të lidhur me krimin dhe drogën.

“Opozita e bashkuar i fton të gjithë qytetarët shqiptarë, demokratë e socialistë të bashkohemi në protestën më të madhe kombëtare për të larguar pengesën e vetme për Shqipërinë evropiane, qeverinë e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojmë për largimin nga pusheti dhe çdo hallke shteti të atyre që ndihmojnë kriminelët nga Agron Xhafaj tek Habilajt dhe Balilajt”, tha ai.

“Ne do ti themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me atë që i shërbejnë Xhafajt. Të gjithë ne jemi në radhë të parë shqiptarë. Duam një Shqipëri evropiane, nuk mund të humbasim më kohën duke u marrë me kriminelin e radhës në politikë. Duhet të mbyllim njëherë e mirë kapitullin e krimit në politikë. Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin”.

Basha tha se sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve dhe jo një polici që rrëmben natën qytetarë të pafajshëm.

“Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafaj por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye”, theksoi Basha. /Ora News/Telegrafi/