LAJMI I FUNDIT:

25 persona në Zvicër pësojnë djegie pas ecjes në thëngjill të nxehtë

25 persona në Zvicër pësojnë djegie pas ecjes në thëngjill të nxehtë

Njëzet e pesë persona janë trajtuar për djegie në Zvicrën veriore pasi kanë ecur nëpër thëngjij të nxehtë si pjesë e një stërvitjeje për trajnimin e ekipit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 13 prej tyre u dërguan në spital dhe u trajtuan për lëndime më të rënda pas incidentit të së martës në mbrëmje.


Një përgjigje e madhe emergjente, duke përfshirë 10 ambulanca, mbërritën në ngjarjen private.

Grupi eci mbi një shtresë qymyri që ishte disa metra e gjatë, dhe kishin ndjerë dhimbje menjëherë pas kësaj, tha policia.

Mbetet e paqartë nëse kishte ndonjë problem me vendosjen e thëngjillit ose me mënyrën se si grupi eci nëpër to.

Zyrtarët kanë hapur një hetim dhe kanë marrë prova nga vendi, që është në gadishullin Au në jug të qytetit të Cyrihut.

Ecja nëpër një shtrese me thëngjij të nxehtë, shpesh i njohur si ecja me zjarr, përdoret ndonjëherë në kurse motivuese dhe ngjarje bamirësie.

Ajo përfshin ecjen zbathur mbi një shtresë me prush të nxehtë ose qymyr. Përdoret gjithashtu në shumë pjesë të botës si një rit kalimi ose provë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori