LAJMI I FUNDIT:

23 vjet për një vrasje të rëndë

23 vjet për një vrasje të rëndë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin me të cilin i akuzuari F.K është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e tre vjetësh, ndërsa i akuzuari M.K është liruar nga paraburgimi në mungesë të provave.

Gjykata ka gjetur se i akuzuari F.K është fajtor sepse me 2 nëntor të vitit 2012, rreth orës 17:30 në fshatin Mazgit, të Obiliqit, pas një mosmarrëveshje pronësore-juridike lidhur me shitblerjen e patundshmërisë kishte filluar një përleshje në mes të akuzuarve M.K e F.K në njërën anë dhe të dëmtuarve A.S, S.S dhe M.M në anën tjetër, ndërkohë i akuzuari F.K kishte gjuajtur me revole të kalibrit 7.65 ku si pasojë i dëmtuari A.S kishte marr lëndime të rënda trupore, i cili nga plagët e marra në të njëjtën ditë kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë veprim i akuzuari F.K ka kryer veprën penale vrasje e rëndë si dhe veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.


Të akuzuarit F.K në dënimin e shqiptuar i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 3 nëntorit 2012, dhe të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori