LAJMI I FUNDIT:

23 skandalet e Rusisë në 23-vjetorin e hyrjes tinëzare të forcave të tyre ushtarake në Kosovë

23 skandalet e Rusisë në 23-vjetorin e hyrjes tinëzare të forcave të tyre ushtarake në Kosovë

Dymbëdhjetë qershori i 1999-së, aparatin shtetëror, policor, ushtarak e paramilitar serb do ta gjente të dorëzuar në Kosovë përballë Aleancës Veri-Atlantike, që shënon fillimin e hyrjes së forcave të NATO-s në vendin tonë.

Marrëveshja e Kumanovës shënon fundin e luftës së Kosovës, ku Serbia detyrohet që të tërheqë të gjitha forcat ushtarake dhe administratën, pra largimi praktik.

Pak orë para se NATO-ja të fillonte hyrjen e forcave të veta në Kosovë, rusët, jashtë çdo parashikimi dërgojnë nga Bosnja e Hercegovina një kontingjent të ushtrisë së tyre në Kosovë, përcjell Telegrafi.

11 qershori shënon 23-vjetorin e një dite të trishtë për Kosovën në prag të çlirimit të saj, por si simbolikë jep edhe të ardhmen e vendit në raport me Federatën e Rusisë, e cila, për fat të keq, nuk dallon nga politika destruktive moskovite edhe para datës në fjalë.

20 maj 1999

Në luftimet me forcat okupatore serbe në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës deklaroi se kishte vrarë edhe një mercenar rus, i cili po luftonte përkrah serbëve. Ai ishte oficer i ushtrisë ruse. Agjencitë e huaja të lajmeve publikuan dokumente dhe konferencën për shtyp të UÇK-së, e cila argumentoi pjesëmarrjen e rusëve në luftën gjenocidale ndaj popullit të Kosovës.

9 qershor 1999

Federata e Rusisë vuri veto, për herë të parë që nga rënia e Murit të Berlinit, për rezolutën që u propozua në raport me Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjë që riktheu (që nga viti 1990) në një pikë të marrëdhënieve të acaruara Rusinë dhe vendet perëndimore. Të nesërmen, më 10 qershor, u bë adoptimi i Rezolutës 1244, e cila autorizon misionin civil dhe atë ushtarak të jenë të pranishëm në Kosovë.

Serbët e Kosovës u "tradhtuan" nga Rusia kur përfundoi lufta në Kosovë! (Video)
Lexo po ashtu Serbët e Kosovës u "tradhtuan" nga Rusia kur përfundoi lufta në Kosovë! (Video)

11 qershor 1999

Një kolonë e blinduar e forcave ruse apo rreth 200 ushtarë futet në Kosovë, duke ndaluar fillimisht në Prishtinë. Shumica shqiptare, këtë natë do të përjetonte si natën më të trishtë të gjithë kohës së luftës së ashpër në Kosovë. Serbët do t’i mirëpresin me pije alkoolike dhe lule, si shenjë e moszbatimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e arritur një ditë më parë. Ish-ministri i Jashtëm rus, Igor Ivanov do të deklaronte për CNN, se hyrja e ushtarëve rusë në Kosovë, është një gabim për të ardhur keq, dhe se ata janë porositur që ta lëshojnë menjëherë Kosovën. Në fakt, një gjë e tillë nuk ndodhi, gjë që dha sinjalin e parë në shembullin e Kosovës se rusët nuk e mbajnë fjalën. Karvani i forcave ruse, paraprakisht ishte shëtitur në rrugët e Beogradit, përcjell Telegrafi.

12 qershor 1999

Rusët, pas asnjë marrëveshje, në mënyrë tinëzare ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës. Një konfrontim i armatosur u shmang, pas një një marrëveshje paqësore në mes të NATO-së dhe rusëve, me kushtin se Aeroporti do të ishte nën mbikëqyrje të përbashkët deri më 15 tetor 1999. Kohë kur rusët duhej të largoheshin nga aty.

23 gusht 1999

Në hyrje të Rahovecit, qytetarët shqiptarë u barrikaduan për t’i parandaluar trupat ushtarake ruse që të hynin në qytet. Akuzuan rusët se kundërshtuan bombardimet e NATO-së ndaj aparatit gjenocidal shtetëror serb, madje ishin bashkëpjesëmarrës në krimet që ata bënë në civilët shqiptarë.

“Mbështetja vëllazërore dhe dashuria është një mit”: Serbët kujtojnë largimin e forcave ruse nga Kosova, me urdhër të Putinit!
Lexo po ashtu “Mbështetja vëllazërore dhe dashuria është një mit”: Serbët kujtojnë largimin e forcave ruse nga Kosova, me urdhër të Putinit!

6 shtator 1999

Në fshatin Korminjan, i banueshëm me shumicë serbe, afër Gjilanit, tre serbë u vranë nga forcat ruse që u përfshin ndërkohë në kontingjentin e KFOR-it.

23 maj 2000

Forcat ruse të KFOR-it ndaluan një makinë ku gjendeshin kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe njëri nga udhëheqësit Ahmet Isufin, të dy komandantë zonash operative të UÇK-së. Pas një mosmarrëveshjeje, u shënua përplasje fizike mes tyre, e nxitur nga rusët për motive etnike.

17 qershor 2001

Presidenti i ri i Rusisë, Vladimir Putin, viziton kontingjentin rus të KFOR-it në Aeroportin e Prishtinës.

4 shtator 2001

Në një lokal nate, në periferi të Prishtinës, pas një konflikti të armatosur, u plagosën dy pjesëtarë të forcave ruse të KFOR-it. Konflikti pasoi pas përpjekjes së rusëve për ta kidnapuar një punëtore të këtij lokali. Pas disa deklarimeve kontraverse të kontingjentit rus të KFOR-it, në fund u tha se vetëm një nga rusët ishte plagosur. Ndërkohë, u kuptua se njëri nga të plagosurit ishte pjesëtari i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, Aleksey Kondratyev. I njëjti, në fund të vitit 2019 ishte kandidatuar për t’u zgjedhur si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës, përcjell Telegrafi.

2 korrik 2003

Kontingjenti i trupave ushtarake ruse të KFOR-it merr fund. Rusët, pas 4 vitesh, tërhiqen nga Kosova. Tërheqja u bë pas urdhrit të Vladimir Putinit. Pjesëtarët rusë në Kosovë shënuan shumë incidente, që nga dhunimet seksuale që iu bënë femrave serbe në enklava, përpjekje për kidnapim në lokale nate e deri te përleshjet e vrasjet. Qëndrimi i tyre në Kosovë u përcoll me protesta në të gjitha lokalitetet që ata ishin të pranishëm në Kosovë.

Kontraktnikët - mercenarët rusë në luftën e Kosovës: Bënë krime dhe ikën
Lexo po ashtu Kontraktnikët - mercenarët rusë në luftën e Kosovës: Bënë krime dhe ikën

14 maj 2007

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, viziton Moskën në një përpjekje për ta bindur Rusinë të mos vërë veton ndaj Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Në anën tjetër, Rusia përveç që kërcënoi në përdorimin e vetos ndaj asaj rezolute, ajo prezantoi edhe një kundër draft rezolutë në Këshillin e Sigurimit, e cila ofronte një model të autonomisë së “monitoruar ose mbikëqyrur” për Kosovën dhe bëri thirrje për bisedime të mëtutjeshme të cilat përfshinin Serbinë, si kërkesë për një marrëveshje të mundshme.

25 shkurt 2008

Pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, zëvendëskryeministri i Federatës së Rusisë, Dmitri Medvedev u prit në Beograd nga kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica. Përveç deklarimeve të të dy palëve, kundër shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme për për gazsjellësin rus dhe privatizimin e Industrisë së Naftës së Serbisë nga rusët. Studiues në Serbi, thonë se në fakt rusët kushtëzuan Beogradin për refuzimin e njohjes së Kosovës me privatizimin e NIS-it, kundrejt një shume simbolike. Që nga kjo kohë, rusët vazhdimisht kanë mbajtur qëndrim më të ashpër karshi Republikës së Kosovës.

15 prill 2008

Konstantin Kosachev, përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Evropës kishte inicuar kundër Kosovës një mocion për rezolutë të Asamblesë Parlamnetare të Këshillit të Evropës me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i njerëzve organet në Kosovë“. Kjo rezolutë i kishte paraprirë Raportit të Dick Martit dhe themelimit të Gjykatës Speciale, gjë që ishte munduar të shfrytëzohej nga Rusia dhe Serbia me qëllim te dëmtimit te imazhit të luftës së UÇK-së, shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, me akuza të fabrikuara nga shërbimet sekrete serbe dhe ruse. Kosachev ishte pjesë edhe e një nisme tjetër, e cila u bë në Këshillin e Evropës, e cila po synonte ta miratonte rezolutën, në të cilën do të dënoheshin “vrasjet e KFOR-it ndaj serbëve në Kosovë”, e cila nuk kaloi.

Konjufca flet për rusin në Këshill të Evropës për të cilin thotë se është nismëtar i raportit të Dick Martyt
Lexo po ashtu Konjufca flet për rusin në Këshill të Evropës për të cilin thotë se është nismëtar i raportit të Dick Martyt

8 tetor 2008

Rusia iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me një kërkesë për mendim këshillues nëse shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

16 prill 2009

Federata Ruse paraqiti një deklaratë prej dyzet faqesh në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke përshkruar argumente dhe konkluduar se “shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës, nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. Këtë rusët e bënë në mbështetje të Serbisë, e cila e dërgoi rastin në këtë Gjykatë për të marrë mendimin për pavarësinë e Kosovës. Më vonë, Gjykata tha se “shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ishte bërë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, përcjell Telegrafi.

12 dhjetor 2011

Nën përcjelljen e ambasadorit rus, Aleksander Konuzin, një kolonë prej 27 kamionëve me rreth 284 tonë “ndihma humanitare” ishte nisur për serbët e veriut, të organizuar në struktura ilegale e kriminale të Kosovës, të cilët kishin ngritur barrikada në rrugë, për të penguar lëvizjet e autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe forcave të KFOR-it. Ndërkohë, u vërtetua se “ndihmat humanitare”, ishin pajisje ndihmëse për barrikadat, si tenda, pajisje për fushim dhe gjeneratorë elektrikë.

27 prill 2014

Qendrën Humanitare Ruso-Serbe në Nish, e njohur nga shtetet perëndimore si qendër spiunazhi, strukturat ilegale e kriminale serbe të “Mbrojtjes Civile”, të cilat u shuan me një nga marrëveshjet në mes të Kosovës e Serbisë dhe ndërmjetësimin e BE-së, pranuan dhuratë nga Rusia 10 automjete terreni, Lada Niva. Një ditë më pas, në Beograd ishte për vizitë ish-gjenerali i shërbimit sekret rus-KGB, Leonid Reshetnikov, i cili ndërkohë do të u bë drejtor i Institutit Rus për Studime Strategjike (RISS).

Kush është Andrey Nikolaevich Antonov – zyrtari i dytë rus i UNMIK-ut që u shpall non-grata nga Kosova?
Lexo po ashtu Kush është Andrey Nikolaevich Antonov – zyrtari i dytë rus i UNMIK-ut që u shpall non-grata nga Kosova?

14 janar 2017

Një tren i dhuruar Serbisë nga Federata Ruse, i dekoruar me flamurin rus dhe ikona kishtare ortodokse, u ndalua nga autoritetet e Republikës së Kosovës që të hynte përmes njërës prej pikave kufitare të veriut me Serbinë.

20 nëntor 2018

Në një takim ndërkombëtar, në përpjekje të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, Rusia voton kundër, duke shfaqur kështu politikat destruktive.

21 mars 2019

Federata e Rusisë nis kampanjën kinematografike si njërën nga format propagandistike kundër Kosovës, me shfaqjen e premisë së filmit “Linja Ballkanike”, në të cilën flitet për zbarkimin e forcave ruse në Kosovë në vitin 1999. Filmi propagandistik përpiqet që ta fshehë gjenocidin në Kosovë të kryer nga aparatura shtetërore serbe, dhe të njëjtit i paraqet viktima të NATO-s dhe UÇK-së. Është paradoksale, sepse filmi është xhiruar në Krime, gadishull i Ukrainës, të okupuar nga rusët, ku si mercenarët kishte edhe kriminelë serbë të luftës në Kosovë dhe pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë, përcjell Telegrafi.

Putin përmend sërish Kosovën, tenton ta krahasojë me agresionin e tij ushtarak në Ukrainë
Lexo po ashtu Putin përmend sërish Kosovën, tenton ta krahasojë me agresionin e tij ushtarak në Ukrainë

28 maj 2019

Zyrtari rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnochenko, kishte përdorur automjetin e UNMIK-ut dhe një motorsharrë me të cilën ishin prerë drunj të vendosur në rrugë në formë të barrikadës, me qëllim të pengimit të aksionit të Policisë së Kosovë në Zubin Potok dhe ne nivel të vendit, për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, marrjes së ryshfetit dhe kontrabandimit me mallra. Krasnochenko, ishte arrestuar dhe më pas ishte dëbuar nga Kosova, duke dështuar në misionin e tij për të nxitur trazira në komunat veriore të Kosovës. Punonjësi rus u akuzua se në Kosovë ka ushtruar veprimtari spiunazhi, duke përdorur UNMIK-un si mbulesë.

31 dhjetor 2021

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në fund të vitit 2021 kishte shpallur persona non-grata një zyrtar rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në Kosovë. Andrey Nikolaevich Antonov ka qenë i angazhuar në zmadhimin e elementit pro-rus në bllokadat që ishin bërë në veri të Kosovës në shtator të 2021-së, kur serbët po kundërshtonin masat për reciprocitet me targa. Ai për herë të parë në Kosovë kishte ardhur në vitin 2001, si pjesë e misionit me policisë ruse, i cili kishte qëndruar vetëm rreth një vit. Më pas, ai ishte kthyer në vitin 2005 deri në vitin 2008, për t’u vendosur përfundimisht në vitin 2011 për të jetuar në Graçanicë më bashkëshorten e tij Natasha.

27 prill 2022

Në kohën kur Rusia po përdor agresionin për të kryere gjenocid, duke vrarë edhe fëmijët e civilët e pafajshëm ukrainas, presidenti i saj Vladimir Putin ka gjetur kohë që disa herë brenda takimit me shefin e OKB-së, Antonio Guterres të përmend Kosovën dhe ta krahasojë shpalljen e pavarësisë së saj me zhvillimet në Ukrainë. Kjo nuk është hera e parë që Putini e përdor Kosovën duke e përmendur në relacion për të krahasuar me gjendjen në Ukrainë, për t’i aneksuar dy rajone të saj. Në anën tjetër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë kanë thënë se, Rusia dhe Putini janë kërcënim serioz për destabilizimin e Ballkanit, në veçanti Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, duke përdorur Serbinë si shtet që i kontribuon destabilizimit të rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori