LAJMI I FUNDIT:

Më 22 maj ish të burgosurit dhe familjarët vizitojnë vendin ku ndodhi masakra e Dubravës

Më 22 maj ish të burgosurit dhe familjarët vizitojnë vendin ku ndodhi masakra e Dubravës

Me rastin e 18-vjetorit të masakrës së Burgut të Dubravës, në të cilën u vranë mbi 130 të burgosur dhe u plagosen 300 të tjerë, ish të burgosur, familjarë të të vrarëve dhe qytetarë, më 22 maj nga ora 11:30 do të vizitojnë hapësirat e këtij burgu.

Ish i burgosuri në burgun e Dubravës dhe njëri ndër iniciuesit e organizimit të këtij përvjetori, Sadik Zeqiri përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se ky organizim po bëhet nga vet të mbijetuarit e kësaj masakre, pasi nuk ka kurrfarë përkujdesje institucionale për këtë përvjetor.


Masakra e Burgut të Dubravës ka ndodhur nga 19 maj deri më 24 maj 1999.

Njoftimi i plotë:

“Njoftohen ish të burgosurit dhe familjarët e të vrarëve në burgun e Dubravës

Me rastin e 18-vjetorit të masakrës së Burgun e Dubravës, të cilën e kanë kryer forcat paramilitare dhe shtetërore serbe ndaj të burgosurve shqiptar, në mes datave 19-24 maj të vitit 1999 janë vrarë mbi 130 të burgosur dhe plagosur mbi 300 të tjerë, një grup i ish të burgosurve me vet iniciativë ka kërkuar leje nga Departamenti i Burgjeve, respektivisht Shërbimi Korrektues i Kosovës që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë për lejimin e vizitës në hapësirat e Burgut të Dubravës të familjarëve të të vrarëve, vizitorëve dhe për vet ish të burgosurit e asaj periudhe. Më këtë rast nga Shërbimi Korrektues kemi marrë përgjigje se do të lejohet vizita në hapësirat e burgut më datën 22 maj 2017 nga ora 11:30. Është për turp të institucioneve të Kosovës, që për këto 18 vite asnjëherë nuk ka marrë iniciativë që nën patronatin e tyre të bëhet organizimi për të kujtuar këtë ditë të dhimbshme të asaj kohe. Po ashtu, e dhimbshme edhe më e madhe është se deri më tani asnjë zyrtar i lart i shtetit nuk u është bashkuar ish të burgosurve dhe familjarëve të të vrarëve që bashkë me ta të bëjnë vizitën brenda hapësirave të këtij burgu, ku është bërë njëra ndër masakrat më të dhimbshme të asaj kohe. Me respekt për të gjithë të rënët në luftën për lirinë e Kosovës, e në veçanti për të rënët në burgun e Dubravës.

Sadik Zeqiri, ish i burgosur në burgun e Dubravës dhe njëri ndër iniciuesit e organizimit të këtij përvjetori të kësaj masakre”.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori