LAJMI I FUNDIT:

21 milion euro për mirëmbajtjen e TEC-it në Manastir

21 milion euro për mirëmbajtjen e TEC-it në Manastir

Një kompani marketingu nga Manastiri në dy vitet e ardhshme do t’i mirëmbajë tre blloqet e kombinatit energjetik “Termocentrali i Manastirit”. Në byronë e furnizimeve publike është publikuar kontrata në vlerë prej 21.5 milion euro.

Kompania shtetërore ELEM për shërbimin “Punë dore e specializuar për aktivitete të balancuara”, ka angazhuar pesë kompani nga Manastiri, tetë nga Shkupi dhe nga një nga Kërçova dhe Shën Nikolla. Me këtë kompani janë nënshkruar gjithsej 48 kontrata.


Gjysma e vlerës së përgjithshme ose rreth 11 milion euro ka marrë kompania nga Shkupi Fakom SH.A, ndërsa rreth 5 milion euro ka marrë kompania Markovski Kompani, Borçe SHPKNJ. Mbi 200 mijë euro do të shkojnë edhe në llogarinë e kompanisë së marketingut Kaza-Prom. Nga ELEM për Alsat M sqarojnë se gjatë realizimit të tenderit janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore, ndërsa një nga kushtet është çmimi më i ulët.

Si e para, kjo është praktikë që kur ekziston kombinati. Në pajtim me udhëzimet, duhet të zbatohen aktivitete të barabarta. Ato janë të rregullta, ndërsa investimi i furnizimeve ka filluar vitin e kaluar, ndërsa këtë vit janë nënshkruar 48 kontrata. E tërë procedura është transparente. Shuma prej 1.3 miliard denarë është e llogaritur dhe ka të bëjë me aktivitete të barabarta për dy vite në tre blloqet e “REK Bitola”. Kontratat janë për vitet 2017-2018 – thanë nga ELEM.

10 ditë më parë kompania shtetërore ELEM informoi se blloku i tretë në “Termocentralin e Manastirit” do të shkyçet për tre ditë për shkak të punimeve teknologjike. Në muajin janar pikërisht për shkak të defektit në njërin nga blloqet shteti shpenzoi 2 milion euro për import të rrymës së shtrenjtë. ELEM pohonte se ky importim nuk do ta shtrenjtojë çmimin e rrymës. Vitet e kaluara në mënyrë të vazhdueshme prodhimi i energjisë elektrike shënon rënie, ndërsa mungesa kompensohet me import të shtrenjtë. Vlerësimet janë se për këtë në vit ndahen 200 milion euro.