LAJMI I FUNDIT:

2023 Genesis Electrified G80 fillon me 80,920 dollarë

2023 Genesis Electrified G80 fillon me 80,920 dollarë

Genesis ka prezantuar një version elektrik të sedanit G80, por të dy modelet duken aq të ngjashëm sa mund të jetë e vështirë të dallosh se cili punon me gaz dhe cili me elektrone.

Megjithatë, tani kompania bërë të ditur çmimin për Genesis Electrified G80 të vitit 2023, që mund të identifikohet nga çmimi i tij prej 80,920 dollarësh, që është rreth 10 mijë dollarë më shumë se G80 i ushqyer me gaz, transmeton Telegrafi.


Ashtu si me disa makina të tjera të reja elektrike, Electrified G80 nuk shitet në çdo shtet.

Aktualisht modeli është i disponueshëm vetëm në Kaliforni, Connecticut, New Jersey dhe New York.

Kjo do të ndryshojë në shtator kur shitjet e sedanit elektrik të Genesis zgjerohen në katër shtete të tjera sikurse Arizona, Nevada, Utah dhe Washington. /Telegrafi/