LAJMI I FUNDIT:

2012, viti më i nxehtë amerikan

2012, viti më i nxehtë amerikan

Gjurmuesit klimatik amerikan kanë deklaruar të martën se temperaturat e larta të 2012 kanë thyer rekordet e të gjitha kohërave të shtetit amerikan.

“Thatësira e lartë në pjesën e mesme perëndimore, një dimër më i butë se zakonisht, stuhitë në jugun amerikan dhe katastrofa e stuhisë Sandy kanë bërë të arrihet rekord i ri klimatik” kanë shtuar shkenctarët e National Climatic Data Center, në raportin përmbyllës të vitit që shkoi.
“Në një botë në ngrohje, presim të shohim rritje të nxehtësive të mëdha dhe një vazhdim të reshurave më të mëdha” – deklaroi Deke Arndt.
Sipas një raporti tjetër nga NOAA shkenctarët e të cilës kanë ndjekur ndryshimet klimatike amerikane në 118 vjetët e fundit, raporti i 2012 për mesataren e temperaturës nacionale prej 55.32 shkallë tejkalon për një shkallë të plotë rekordin e më hershëm të vitit 1998.
Ndryshimet klimatike zakonisht shënohen me 1/10 e shkallës, kështu që diferenca e tanishme është e jashtëzakonshme.
Viti i kaluar për amerikanët ka qenë 3.2 shkallë më i nxehtë se temperatura mesatare e shekullit 20. /Telegrafi/