Mbrëmja e Vitit të Ri në Shkup ka dërguar qindra persona në klinikat dhe shtëpitë e shëndetit në Shkup. Në Klinikën për toksikologji në Shkupi me urgjencë janë dërguar 28 persona të alkoolizuar, një person me dozë të tepruar të drogave, por janë trajtuar edhe persona që kanë pësuar lëndime nga fishekzjarrët dhe fatkeqësitë natyrore.
Nga klinika për Toksikologji njoftojnë se gjatë mbrëmjes së vitit të ri janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes në kushte shtëpiake të personave nga 40 deri në 60 vjet.
Në klinikën Toksikologjike në Shkup mbrëmë janë pranuar 28 pacientë nga të cilët nëntë kanë qenë adoleshentë, ndërsa më i riu i moshës 14 vjeçare. Të gjithë janë trajtuar deri në orët e mëngjesit dhe më pas janë dërguar për mjekim shtëpiak. Edhe pacienti me dozë të tepërt të drogave është në gjendje të mirë dhe është lëshuar për në shtëpi.
Nga mjekët e toksikologjisë, e nënvizojnë si pozitiv faktin që këtë vit nuk janë paraqitur pacientë të moshës nën 14 vjeçare.
Prej 28 pacientëve të pranuar tetë kanë qenë të gjinisë femërore, ndërsa të tjerët të gjinisë mashkullore.
Ndërkaq nga Klinika për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, kanë njoftuar se gjatë kujdestarisë së djeshme ndihmë mjekësore u është dhënë 65 pacientëve, 22 prej të cilëve në orët e natës. Në këtë klinikë janë hospitalizuar pesë pacientë, ndërsa ka pasur tre ndërhyrje operative, si ndezje në zorrën qorre, ndërsa këto nuk kanë lidhje me festat e vitit të ri. 25 pacientë janë paraqitur për probleme traumatologjike. Po ashtu janë trajtuar edhe pacientë të cilët kanë marrë lëndime gjatë dy përleshjeve, njofton TV Shenja.
Gjtë 24 orëve të kaluara, në Qendër urgjente kirurgjike “Nënë Tereza”, janë mjekuar 93 pacientë, pjesa më e madhe e të cilëve janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
Numri më i lartë e personave të mjekuar gjatë 24 orëve të kaluara ka qenë në Shtëpinë e shëndetit në Shkup, ku 168 persona nga Shkupi dhe vendbanimet për rreth, kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Nga shtëpia e shëndetit kanë njoftuar se kanë realizuar 81 intervenime urgjente të nivelit të parë, prej të cilëve 15 tek persona të alkoolizuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'