LAJMI I FUNDIT:

20 vjet MO, promovohet Pulla postare kushtuar këtij jubileu

20 vjet MO, promovohet Pulla postare kushtuar këtij jubileu

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, sot zv. kryeministri, Artan Grubi së bashku me drejtorin e SH.A. “Postat e Maqedonisë”, Jani Makraduli, kanë promovuar Pullën postare.

Grubi theksoi se Postat po bëhen pjesë e manifestimit të aktiviteteve të shumta që po organizohen në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.


Drejtori i Sh.A “Postat e Maqedonisë”, Jani Makraduli tha se ka shprehur kënaqësinë që në 20 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kanë arritur të bëjnë Pullë postare e cila u promovua sot e që e njëjta është shtypur në 6.000 ekzemplarë dhe që kushton 72 denarë./Telegrafi/