Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ku njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim.
Personi në kërkim është A. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, ka vjedhur disa materiale në dyqanin e shtetasit G. S.
Gjithashtu në pranga ra A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje.
Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik .
I arrestuar tjetër është E.H., 40 vjeç, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është dënuar 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa 20-vjeçarja Xh.P. u arrrestua pasi tek Unaza e Re, tek vendi i quajtur rrethi i Selitës, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.91 mg/l.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë:
Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, ka vjedhur disa materiale në dyqanin e shtetasit G. S. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje. Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik . Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.H., 40 vjeç, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është dënuar 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.P., 20 vjeçe, pasi tek Unaza e Re, tek vendi i quajtur rrethi i Selitës, u kap në flagrancë nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.91 mg/l. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete