LAJMI I FUNDIT:

20 kreditorë kërkojnë hise në ‘Llamkos’

20 kreditorë kërkojnë hise në ‘Llamkos’

Aktualisht Gjykata Themelore e Prishtinës është duke i shqyrtuar kërkesat e rreth 20 kreditorëve, të cilët pretendojnë se kanë hise në “Llamkos”. Kompania “Costereel” kishte vënë në hipotekë të gjitha pronat e “Lamkos”-it

Mbi 1 milion euro vlerësohet të jenë obligimet e papaguara të kompanisë “Corestell”, e cila pati privatizuar asetet e fabrikës së llamarinës “Llamkos” të Vushtrrisë, ndaj punëtorëve të fabrikës. Por, sikurse edhe rreth 20 kreditorë që pretendojnë se kanë hise në “Llamkos”, pas inicimit të procesit të falimentimit të fabrikës, edhe rreth 430 punëtorë të fabrikës që kanë mbetur pa punë do të mund të jenë kreditorë dhe t’i bëjnë kërkesat në gjykatë për të drejtën e realizimit të pagave të mbetura, rreth 13 paga sa thonë punëtorët se nuk u janë paguar.

Virtyt Ibrahimaga, administrator i “Llamkos”-it, i caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, thotë se aktualisht gjykata është duke i shqyrtuar kërkesat e kreditorëve, rreth 20 sa janë paraqitur. “Për momentin janë rreth 20 kërkesa të kreditorëve, të cilat janë duke u shqyrtuar nga gjykata”, ka thënë shkurt ai.


I pyetur se çfarë do të bëhet me punëtorët dhe me obligimet ndaj tyre, Ibrahimaga tha se edhe punëtorët mund të jenë kreditorë dhe se edhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen nga gjykata. Ai sqaroi se momentalisht në “Llamkos” janë vetëm punëtorët e sigurimit të cilët, siç tha Ibrahimaga, “do të paguhen me mjetet e ndërmarrjes, ndërsa në qoftë se nuk ka mjete, atëherë edhe ata hyjnë në listën e kreditorëve”. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori