LAJMI I FUNDIT:

19 ambasada të Maqedonisë ende pa ambasador, zvarritet procedura e emërimit

19 ambasada të Maqedonisë ende pa ambasador, zvarritet procedura e emërimit

Plotësimi i vendeve vakante të ambasadorëve në Përfaqësitë Konsullore Diplomatike të Maqedonisë në botë mbetet proces i papërfunduar dhe i paqartë. Edhe pse në planin për reforma 3-6-9 qëndron qartë se do të zhvillohen konsultime me Presidentin Ivanov i cili është një nga filtrat nëpër të cilat kalon përzgjedhje, as nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe as nga Kabineti i Presidentit, për ditë me rradhë nuk janë përgjigjur në pyetjet e Alsat se si po rrjedhin këto konsultime. Ditë më parë, ministri Jashtëm Nikolla Dimitrov vetëm deklaroi se procesi ka ngecur përshkak të zgjedhjeve lokale por që është në fazën e miratimit të emrave nga vendet përkatëse ku do të emërohen.

“Ne procesin e emërimit të ambasadorëve janë të kyçura edhe vende të treta nga të cilët kërkohet pajtueshmëri kështu që emërimi do të jetë atëherë kur ai proces të jetë në fazën e fundit. Ka pasur një ngecje, para së gjithash përshkak të zgjedhjeve lokale, pengesat ligjore dhe fokusi në fushatë. Si Ministri bëjmë sa mundemi. Kemi trashëguar një situatë shumë të rëndë dhe duam sa më shpejt ta plotësojmë rrjetin diplomatik sepse politika e jashtme nuk bëhet vetëm në kryeqytet dhe jo vetëm në nivel të ministrit me diplomatët në ministri”, deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm


Megjithatë mbetet e paqartë nëse ambasadorët e ri do të përzgjidhen nga radhët e diplomatëve të karrierës ose do të jenë të përzgjedhur partiak, siç ka qenë praktikë në të kaluarën. Andrea Stojkovski, nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” vlerëson se është koha që vëmendja të kthehet nga diplomatët e karrierës.

“Kjo ndoshta nuk i pengon marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe vendeve anëtare dhe zhvillimin e tyre megjithatë len një përshtypje shumë të keqe. Do të isha shumë këmbëngulës në instituimin që të kërkonim diplomatë të karrirës për t’I emëruar në pozitat e ambasadorëve. Është mirë që të fillojmë punët ti drejtojmë dhe të kthejmë kohën nga një numër I madh I diplomatëve të karrierës që kanë qenë në MPJ këto 11 vite dhe para, kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet anëtare në BE dhe të tjera”, Andrea Stojkovski, ekspert.

19 ambasada të Maqedonisë, prej të cilave 14 në vendet anëtare të BE-së, janë pa ambasador ose konsull. Sipas ndarjes jozyrtare të kulaçit të pushtetit të kaluar mes partnerëve të koalicionit të mëparshëm OBRM-PDUKM dhe BDI, shumë prej tyre duhet të ishin shqiptar. Megjithatë nga BDI-ja pretendonin se mos-emërimi i ambasadorëve shqiptarë ndodhte për arsye të mos-dekretimit të tyre nga ana e presidentit Gjorge Ivanov përshkak se partia e Ahmetit nuk njihte legjitimitetin e tij. Nga Kabineti i Presidentit më herët e kishin përgënjeshtruar këtë, duke thënë se deri te ato nuk është propozuar asnjë kandidat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori