LAJMI I FUNDIT:

18 vjet nga Korniza Kushtetuese për vetëqeverisjen në Kosovë

18 vjet nga Korniza Kushtetuese për vetëqeverisjen në Kosovë

Korniza Kushtetuese është hartuar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut, Hans Hackeroup më 15 maj të vitit 2001.

Ky dokument prej 30 faqesh ishte kujdesur të sqarojë në detaje çdo hap që çon deri te krijimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira.


“Më 15 maj 2001, unë kam nënshkruar rregulloren e UNMIK-ut 2001/9, e cila do të sjellë një fazë të re të vetëqeverisjes në Kosovë. Kjo është, pa dyshim, rregullorja më e rëndësishme e lëshuar në dy vitet e fundit, që nga ardhja e UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë, sepse kjo krijon një kornizë kushtetuese gjithëpërfshirëse për vetëqeverisje në Kosovë. Korniza Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë përshkruan institucionet, të cilat do të lihen në duar të liderëve kosovarë dhe nëpunësve publik pas zgjedhjeve, më 17 nëntor 2001. Ky është vërtetë një dokument historik: Ai do të drejtojë popullin e Kosovës drejt themelimit të strukturave demokratike dhe implementimi i tij i suksesshëm do të ndihmojë në masë të madhe procesin e për caktimit të statusit përfundimtar të Kosovës”, kishte shkruar në atë kohë përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Hans Hackeroup.

Ndryshe, pas hapjes së rrugës dhe dhënies së sinjalit për zgjidhjen e statusit politik, filluan edhe përpjekjet e para për të bërë Kushtetutën.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës, pas përpjekjeve të gjata, që rezultuan me bisedimet e Vjenës dhe Pakon e Ahtisaarit – mbi bazën e të cilës edhe u krijua shteti ynë – shtruan nevojën e domosdoshme për të pasur një Kushtetutë, në kuadër të forcimit dhe të funksionalizimit të shtetit të ri.

Duke u thirrur në efektet e aktit me të cilin u themelua shteti i Kosovës, Deklaratës së Pavarësisë, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë, konkretisht më 9 prill 2008 u miratua akti ma i lartë juridik dhe njëherazi akti që materializoi Deklaratën e Pavarësisë. Kurse, hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit. Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori