LAJMI I FUNDIT:

18 foshnja me COVID-19 u trajtuan për dy vjet në Klinikën e Neonatologjisë – virusi i preku në sistemin respirator

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë e deri më sot në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar 18 foshnja të infektuar me virusin COVID-19, ndërsa tre prej tyre nuk kanë arritur t’i mbijetojnë infeksionit.

Shumica e foshnjave që janë infektuar me coronavirus, janë prekur tek sistemi respirator, mushkëritë.


Neonatologia, Teuta Sejdiu në një intervistë për Telegrafin ka treguar se në vitin 2020 janë trajtuar katër raste të foshnjave, në vitin 2021 janë trajtuar tetë raste dhe këtë vit deri në muajin prill janë trajtuar gjashtë foshnja.

“Duke u nisur prej vitit 2020 deri më tani i kemi 18 fëmijë të cilët kanë dal pozitiv dhe janë trajtuar në këtë klinikë. Brenda viteve ka qenë numri i ndryshueshëm, pra viti i parë ka qenë me numër pak më të vogël, vetëm katër fëmijë kanë qenë pozitiv në vitin 2020, 2021 ka qenë ajo sezoni qershor-korrik kur ka qenë piku i pandemisë prej tetë fëmijëve. Ndërsa këtë vit i kemi pasur gjashtë fëmijë pozitiv”, tha ajo.

Sejdiu theksoi se gjatë vlugut të pandemisë, kjo klinikë ka organizuar njësi të veçantë për të trajtuar foshnjat e lindura nga një nënë e infektuar me COVID-19.

Teuta Sejdiu, neonatologe

“Te një i porsalindur, nëse e kemi nënën pozitive shumë shpesh na kanë dal negativ. Pra i kemi pas me përcjellje, pasi vet institucioni ynë i ka pas të organizuara njësitë të cilat janë përcjell nënat që kanë lind me COVID. Edhe fëmijët kanë qenë të izoluar deri sa kanë qenë pozitiv apo negativ dhe njësia e kujdesit intensiv, ku zakonisht janë pranuar fëmijët të cilët kanë qenë pozitiv. 12 prej 18 fëmijëve kanë qenë raste që kanë ardhur nga shtëpia, pra kanë qenë foshnja 10 ditësh apo 2 javësh që janë infektuar nga familjarët e tyre. Shumica prej tyre kanë pas nevojë për trajtim dhe kujdes intensiv”, u shpreh tutje Sejdiu.

Mirëpo si ishte gjendja e këtyre foshnjave të prekura me COVID-19?

Neonatologia tha se foshnjat e infektuara me COVID-19, janë prekur më shumë tek sistemi respirator, mushkëritë.

“Problemi më i madh ka qenë sistemi respirator, apo mushkëritë. 70 për qind e tyre kanë pas nevojë për kujdes intensiv për koncentrime të larta të oksigjenit. Shtatë prej tyre kanë qenë në ventilim mekanik, tre prej tyre fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Kanë qenë në faza të avancuara të infektimit kur kanë ardhur tek ne, sistemi respirator ka qenë më i prekuri, për dallim nga të rriturit që kanë qenë të prekur në sisteme të ndryshme”, tha tutje ajo.

Por, sa ka zgjatur trajtimi tek foshnjat e prekura me COVID-19? Sejdiu thotë: “Mesatarja e trajtimit me statistika (qysh e kemi nxjerr tek gjithë këta fëmijë, përjashtuar edhe tek foshnjat që kanë ndërruar jetë), ka qenë pesë ditë. Katër prej tyre nuk kanë pas nevojë për trajtim me antibiotik…pasi ka qenë një atakim i lehtë i rrugëve të sipërme respiratore, më shumë kemi pas bronkolit të lehtë të cilat kanë kaluar edhe me afat të shkurtë të përdorimit të antibiotikëve të spektrit më të ngushtë, penicilinë, gentamicinë. Mirëpo, shumica prej tyre kanë pas nevojë për antibiotikë të spektrit më të gjerë të veprimit dhe janë trajtuar mesatarisht shtatë ditë”.

E pyetur se a kanë pasur nevojë këto foshnja për trajtim të veçantë, ajo tha: “Këta fëmijë i konsiderojmë si çdo fëmijë tjetër. Është gjendje virale, nuk kanë qenë të jashtëzakonshëm, mirëpo faktikisht patologjia ka qenë e njëjtë si çdo virus tjetër. Kurrgjë s’ka pas ndryshim tek neonati. Ata janë përcjell si çdo fëmijë tjetër në vizitën e radhës, ku një trajtim faktikisht i një fëmije që ka pas probleme me respirator dhe i ka tejkalu të gjitha është sikur çdo fëmijë tjetër që nuk priten komplikime…”.

A ka mundësi që Klinika e Neonatologjisë të përcjellë gjendjen e foshnjave pas lëshimit të tyre nga spitali?

Sejdiu u shpreh se në Kosovë ekziston problemi i përcjelljes së gjendjes shëndetësore të foshnjave pas trajtimit të tyre në klinikë.

Teuta Sejdiu, neonatologe gjatë intervistës për Telegrafin

“Tek në Kosovë është një problem, ai i përcjelljes që është një mangësi, që jemi duke u munduar ta adresojmë që ta kemi sistemin tonë të përcjelljes ose Folloë Up, ku do të kishim një ‘feedback’ të punës tonë te secili fëmijë. Për këtë arsye këta fëmijë nuk janë të përcjellë me lista. Kanë qenë në kontrollin e parë, eventualisht në vizitën e dytë, dhe mandej janë vizituar tek mjekët tjerë. Rasti i fundit ka qenë në prill. Në secilin vit kemi pas nga një rast me fatalitet. Rasti parë, prematuritet, 800 gramë. Në vitin 2021 ka qenë foshnja dy javësh dhe kanë ardhur nga shtëpia. Prindërit s’kanë dashur ta lënë foshnjën këtu dhe pas pesë ditë kanë ardhur në gjendje të rëndë”.

Neonatologia theksoi se prindërit nëse vërejnë shenja të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes duhet me kohë t’i sjellin në klinikë, pasi siç tha ajo terapia që ata japin për foshnjat e infektuara me COVID-19 sjell rezultat të suksesshëm.

COVID-19 tek gratë shtatzëna dhe foshnjat, përballja me infeksionin dhe menaxhimi i punës në reparte - flasin mjekët
Lexo po ashtu COVID-19 tek gratë shtatzëna dhe foshnjat, përballja me infeksionin dhe menaxhimi i punës në reparte - flasin mjekët
4

“Në përgjithësi nëse nuk kemi humbje kohe prej prindit, nëse vëren shenja të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, eventualisht kemi anamnezë pozitive në rreth familjarë, ata duhet urgjentisht të vinë, për shkak se trajtohen mirë dhe faktikisht nuk kemi dështime. I porsalinduri reagon shumë mirë me terapinë që japim”, tha ajo.

Por si ka qenë organizimi ekipor i stafit të klinikës, gjatë këtyre fazave të pandemisë?

“Ka qenë një situatë si gjithkund, jo e lehtë me një angazhim dhe mobilizim të stafit shëndetësorë. Sa i përket stafit tonë kemi qenë në gjendje stresi, pasi jemi të lidhur ngushtë dhe me Klinikën obstetrike gjinekologjike. Fatmirësisht krejt kjo pandemi dhe situatë ka qenë mirë e menaxhuar…Ka qenë pak më traumatike organizimi i punës në pritjen e foshnjave të nënave të sëmura me COVID, pasi ka qenë në improvizim, ndarja e sallave të lindjes, është dashur të bëhej gjithçka që ta presim çdo foshnje pa marr parasysh, në mënyrën e duhur”.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili në një intervistë për Telegrafin tregoi se në këtë klinikë janë bërë përgatitjet e menjëhershme dhe përshtatjet për hospitalizimin e foshnjave të prekura me COVID-19.

Ajo tha se kjo klinikë ka pasur njësi të veçantë për trajtimin e foshnjave të infektuara me coronavirus.

Hajrije Ismaili, drejtoreshë në Klinikën e Neonatologjisë

“Në Klinikën e Neonatologjisë janë bërë përgatitjet e menjëhershme dhe përshtatjet për hospitalizimin e këtyre foshnjave, sepse edhe foshnjat kanë qenë të prekura nga virusi. E kemi pas njësinë e izolimit, të cilën e kemi dedikuar enkas vetëm për këto foshnja të cilat kanë gjet trajtimin në këtë njësi. Që nga salla e lindjes e cila gjithashtu ka qenë e adaptuar në njësinë konservative të Klinikës Gjinekologjike Obstetrike ku janë kryer edhe lindjet normale dhe ato me operacion, kanë qenë të vendosura infra-tavolinat ku është bërë përkujdesja e menjëhershme e këtyre foshnjave, dhe nga ana e personelit të specializuara dhe të mesëm janë sjellë në kujdesin intensiv, varësisht nga nevoja për trajtim”, tha ajo.

E pyetur se sa njësi i kanë adaptuar për kujdesin e këtyre foshnjave, Ismaili tha: “Në kuadër të kujdesit intensiv neonatal, kemi pasur njësinë e izolimit, ku janë trajtuar foshnjat e infektuara. Ndërkaq e kemi pasur dhe një njësi tjetër ku kanë qenë foshnjat pa përcjellje të nënave. Të gjitha nënat që kanë qenë të infektuara me virusin korona, foshnjat e tyre pas lindjes menjëherë janë testuar dhe pothuajse të gjitha kanë rezultuar negative dhe për shkak të kushteve që nuk i kemi pasur të mjaftueshme, për shkak se kemi pasur staf të mangët infermieror, (një pjesë e tyre kanë shërbyer në njësi tjera COVID-19), ato foshnja janë sjellë në njësinë e foshnjave fiziologjike pa përcjellje të nënave dhe janë përkujdesur nga stafi ynë”.

Hajrije Ismaili, drejtoreshë në Klinikën e Neonatologjisë gjatë intervistës për Telegrafin

Sa kanë qëndruar këto foshnja nën përkujdesjen e kësaj njësie, Ismaili theksoi: “Nëse ka pas familje që ka qenë e infektuar, ato foshnja kanë qëndruar dhe më gjatë derisa familja e ka tejkaluar këtë situatë dhe janë kthyer në mesin e familjes së tyre”, u shpreh Ismaili.

Drejtoresha Ismaili po ashtu thotë se: “Periudha e parë ka qenë sfiduese për të gjithë. Kemi pasur ekipe, pasi kemi funksionuar në ekipe që virusi mos të përhapet në gjithë stafin. Në vitin e parë kemi punuar në ekipe, pastaj kur është relaksuar situata jemi kthyer në kondita normale, me orare të plotë”.

Ajo thekson se për momentin në këtë Klinikë nuk ka foshnja të infektuara me COVID-19.

“Tani nuk kemi foshnja të infektuara, ishte periudha kur kemi pas variantin Omicron. Kemi pas tendencë të rritjes. Këto foshnja që kanë ardhur kanë qenë zakonisht pranime nga jashtë, të infektuar në mesin familjar. Mirëpo së fundi nuk kemi raste të infektimit”. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori