LAJMI I FUNDIT:

18 automjete dhe 300 kompjuterë donacion për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Maqedonisë

18 automjete dhe 300 kompjuterë donacion për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Maqedonisë

Bashkimi Evropian (BE) i dhuroi Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra (MBPU) 18 automjete “Dacia” dhe 300 kompjuterë, të gjitha këto me vlerë prej 1,4 milionë euro.

14 vetura do të shfrytëzohen për Agjencinë e faturimit, kurse katër të tjera për Ministrinë, ndërsa kompjuterët janë për administratën.


Me këtë rast, ministri Ljupço Nikollovski tha se donacioni do të duhet të forcoj kapacitetet në drejtim të sigurimit të shërbimeve më efikase, më të shpejta dhe më të sigurta.

Nicola Bertolini nga Delegacioni i BE-së në Shkup tha se kjo është një ndihmë e vogël që do ta bëjë këtë sektor më efikas, dhe paraqet një pjesë të ndihmës në segmentet si ujitje, mbrojtje fitosanitare, dhe kontrolleve veterinare. /Telegrafi/

*Foto Ilustrim