Marrëveshja e re pritet që të deportojë drejt vendit tonë 17 shqiptarët të cilët njihen nga drejtësia në Britani, mes tyre edhe vrasësi serial Mane Driza ose siç njihet ndryshe me pseudonimin “Scarface”.
“The Sunday Telegraph” shkruan se ata akuzohen për krime të ndryshme, kryesisht vrasjet, të cilat i kanë çuar pas hekurave, ndërsa tashmë pritet që pjesën e mbetur të dënimit ta kryejnë në Shqipëri.
45-vjeçari Mane Driza, vrasësi serial që njihet ndryshe me pseudonimin ‘Al Pacino’ dhe ‘Tony Montana’ ose ‘Scarface’, është dënuar me 336 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar për vrasje.
Mane Driza
Ai akuzohet për vrasjen e babë e bir në vitin 1999 në Shqipëri, njëkohësisht në po të njëjtën periudhë vrau edhe një person duke e qëlluar 120 herë me sëpatë e thikë. Pas largimit në Itali, Mane Driza vrau dy burra në një bar në Siçili gjashtë muaj më vonë, duke shmangur me vështirësi vrasjen e një të treti kur iu bllokua arma.
I dyti në radhë qëndron 37-vjeçari Koçi Selamaj, i dënuar me minimum 36 vite burg për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në shtator të vitit 2021. Refuzimi i tij për t’u paraqitur në bankën e të akuzuarve për të dëgjuar dënimin e tij ka bërë që Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk të rishkruajë ligjet e Mbretërisë së Bashkuar për të detyruar shkelësit të përballen me gjykatën, transmeton TCH.
Koçi Selmanaj
Ali Qazimaj 49 vjeç, u burgos me 35 vite pasi vrau çiftin e pensionuar Peter dhe Sylvia Stuart, pranë shtëpisë së tij në Suffolk në qershor të 2016-ës. Ai kishte punuar si kujdestar për një të afërm të dhëndrit të Stuarts, ndërsa kufoma nuk është zbuluar kurrë.
Ali Qazimaj
34-vjeçari Erland Spahiu, u dënua me 35 vite për rolin e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e ish-boksierit Christopher Hughes në Lancashire. 37-vjeçari pësoi gati 100 lëndime, pasi ishte ndjekur nga një bandë.
I përfshirë në po të njëjtën ngjarje është edhe 22-vjeçari Erion Voja, i cili ishte anëtari i dytë i bandës së tetë personave të dënuar me një total prej 229 vitesh burg për vrasjen e Hughes. Ai kurrë nuk e ka pranuar që ka kryer krimin.
Erland Spahiu
Erion Voja
Besnik Berisha, 45 vjeç, u burgos për 33 vite pasi u paraqit si oficer policie për të goditur me thikë 42 herë shokun e tij jashtë një shkolle. Viktima, Shkëlqim Paja, një baba 36-vjeçar, kishte kërkuar shlyerjen e një kredie prej 15 mijë funte për Berishën.
Besnik Berisha
Pjesë e listës është edhe 33-vjeçari Eugert Merizaj, që u dënua me 32 vite burg për vrasjen e shokut të tij shpërndarës droge me armë gjahu, ndërsa Lundrim Gjikokaj, 40 vjeç, u dënua me 28 vite për vrasjen e një bashkëqytetari 27-vjeçar shqiptar për të shmangur shlyerjen e një borxhi prej 250,000 £.
Eugert Merizaj
Lundrim Gjikokaj
27-vjeçari Elton Sefa, u dënua me 22 vite burg për vrasjen e kolegut të ndërtimit John Woodward, pas një sherri në një kantier në lindje të Londrës.
Elton Sefa
Pritet që të deportohet 27-vjeçari Josif Nushi, një anëtar i bandës shqiptare, që u dënua me 20 vite, pasi rrahu për vdekje një person që kishte tentuar t’u vidhte drogën, 29-vjeçari siç ishte Mihal Dhana, i dënuar me 16 vjet për vrasjen e një të riu.
Josif Nushi
Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, u dënuan të dy me 20 vite burgim minimal për vrasjen me thikë të një bashkëqytetari shqiptar në një përleshje me thikë për kanabis. Shqiptarët Dorian Pirija, 33 vjeç dhe Qazim Marku, 25 vjeç, u burgosën me 19 vite pas një mosmarrëveshjeje të ngjashme për fermë kanabisi që rezultoi në vrasje.
Radian Lika dhe Brikel Palaj
Dorian Pirija dhe Qazim Marku
Erlin Hasa, i dënuar me 23 vjet burg, u përshkrua si një përbindësh në gjykatë, pasi vrau me thikë një burrë në sulmin e bërë në një banesë.
Erlin Hasa
“The Sunday Telegraph” ka kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ministri Ulsi Manja ka deklaruar se synonin që transferimet e para të bëheshin në shtator pas aplikimeve në gjykatat shqiptare për të njohur dënimet e dhëna nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas marrëveshjes, Britania pritet t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rimarrë 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të burgosur për vepra penale, përfshirë vrasjen, përdhunimin, vjedhjen me banesa dhe tregtimin e drogës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit