LAJMI I FUNDIT:

Më 17 janar, Samsung do të prezantojë serinë Galaxy S24 – zbulohen disa nga specifikat

Më 17 janar, Samsung do të prezantojë serinë Galaxy S24 – zbulohen disa nga specifikat

Samsung do të mbajë eventin e radhës Galaxy Unpacked në më pak se një muaj, dhe do të prezantojë serinë e re të pajisjeve Galaxy S24.

‘Tipsteri’ i njohur Evan Blass ka publikuar materiale për serinë Galaxy S24, e cila do të prezantohet më 17 janar në orën 19:00, transmeton Telegrafi.


Kohëmatësi i numërimit mbrapsht përfshin gjithashtu një ‘teaser’ për Galaxy AI, që është përgjigja e Samsung për ChatGPT dhe Google Bard. Shitjet priten në fillim të shkurtit.

Materiali konfirmon shumicën e informacionit të mëparshëm në lidhje me specifikimet. Galaxy S24 do të ketë një ekran 6.2 inç Dynamic AMOLED 2X me rezolucion FHD+ dhe një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz, ndërsa ndriçimi maksimal i tij do të jetë 2600 nits.

Modeli Galaxy S24 Plus do të përdorë një ekran pak më të madh 6.7 inç me rezolucion QHD+, ndërsa Galaxy S24 Ultra do të ketë një panel 6.8 inç.

Modelet Galaxy S24 dhe S24 Plus do të kenë një kornizë Armor Aluminium 2.0, dhe modeli Ultra është i rezervuar për një kornizë të re të përmirësuar Titanium.

Të tre telefonat do të jenë të disponueshëm në ngjyrën Onyx Black, Cobalt Purple, Merble Grey dhe Amber Yellow.

Kur bëhet fjalë për kamerat, S24 dhe S24 Plus do të ofrojnë kamera kryesore prej 50 MP me një modul ‘telefoto’ 3x.

Kamera kryesore do të jetë në gjendje të regjistrojë video deri në rezolucion 8K. Modeli S24 Ultra do të ketë një kamerë kryesore 200 MP me module telefoto 3x dhe 10x.

Materiali sugjeron se të tre telefonat Galaxy S24 do të mundësohen nga procesori Snapdragon 8 Gen 3 i Qualcomm, por tashmë dihet se disa rajone si Koreja e Jugut, Evropa dhe India do të marrin procesorin Exynos 2400 në vend të tyre.

S24 do të jetë i disponueshëm me 8 GB RAM dhe 128 dhe 256 GB memorie të brendshme, ndërsa S24 Plus dhe S24 Ultra do të ofrojnë 12 GB RAM me 256 dhe 512 GB memorie të brendshme.

Modeli S24 do të ketë bateri 4000 mAh, S24 Plus do të ketë 4900 mAh, ndërsa modeli S24 Ultra do të ketë një bateri 5000 mAh. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori