16 vende turistike në Europë, Shqipëria e para

Këtë radhë është “Tour Radar”, e cila radhit Himarën destinacionin numër një për t’u vizituar këtë verë.
Ndër 16 destinacionet më të preferuara lihen mënjanë Parisi dhe Londra dhe sugjerohet Shqipëria me bregdetin e saj, transmeton shekulli.
Ky nuk është vlerësimi i parë që bëhet për bukuritë tona natyrore dhe mundësinë që ato të jenë në agjendën e vizitorëve.
Veç bregdetit, një tjetër destinacion shqiptar janë edhe zona e vargmaleve ku gjenden disa zona tepër të vizitueshme nga të huajt.
Kryesisht ata dëshirojnë Thethin dhe Valbonën, por edhe vende të tjera si Dardha e Korçës apo Voskopoja.
Nga
Telegrafi
27/04/2015




































