LAJMI I FUNDIT:

1500 operacione në objektin e ri të spitalit “Filipi i Dytë” në Shkup

1500 operacione në objektin e ri të spitalit “Filipi i Dytë” në Shkup

Në katër muajt e fundit, vetëm në objektin e ri në Spitalin “Filipi i Dytë” janë bërë mbi 1500 operacione, ndërsa numri pacientëve në tre muajt e fundit është rritur për 100%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjeku Mitrev thotë se, vetëm disa muaj pas hapjes së objektit të ri, Spitali “Filipi i Dytë” punon me dinamikë shumë më të madhe. Mitrev tha se në Spital ka edhe departament të mjekësisë psikologjike, sepse 70% e pacientëve që operohen bien në një lloj depresioni.


Spitali “Filipi i Dytë” është hapur para 16 viteve, dhe përveç pacientëve nga Maqedonia, në të mjekohen edhe pacientë nga Kosova, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia./Telegrafi/