LAJMI I FUNDIT:

Më 15 prill do të shpallet vendimi për deputetët e VV-së

Më 15 prill do të shpallet vendimi për deputetët e VV-së

Vendimi për deputetët që akuzohen se kanë rrahur deputetin Bekim Haxhiu do të merret më 15 prill.

Kështu vendosi sot gjyqtari Vesel Ismajli pasi që dëgjoi fjalët përfundimtare të të akuzuarve.


Deputeti Rexhep Selimi tha se ky rast është i motivuar politikisht, ndërkaq kërkoi që Gjykata mos të ndikohet nga Prokuroria.

Të akuzuar për rrahjen e deputetit Bekim Haxhiu janë: Rexhep Selimi, Visar Ymeri, Florin Krasniqi dhe Besart Bujupi.

Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2012 në oborrin e Kuvendit të Kosovës.