LAJMI I FUNDIT:

Më 15 prill nënshkruhet vendimi për zgjedhjet e 5 qershorit

Sipas Tv Telma, kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, thotë se Veljanoski do ta nënshkruaj vendimin për zgjedhjet e parakohshme, pikërisht më 15 prill, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shtyerja e nënshkrimit të vendimit është bërë me qëllim të dhënies mundësi KSHZ-së për t’i përfunduar të gjitha aktivitetet rreth pastrimit të Listës zgjedhore dhe të sigurohen kushtet e nevojshme për zgjedhje të besueshme./Telegrafi/