LAJMI I FUNDIT:

15 milionë për merkaton e Liverpoolit

15 milionë për merkaton e Liverpoolit

Drejtuesit e Liverpoolit kanë mohuar spekulimet se Rafa Benitez nuk ka fonde për të shpenzuar gjatë këtij afati kalimtar veror, duke garantuar se ai ka 15 milionë funte për merkaton e kësaj vere.

Thuhej se arkat e The Reds ishin të zbrazura për shkak të dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ndërsa borxhet llogaritet të jenë 473 milionë funte. Por, News of the World njofton se hierarkia e klubit nga Anfield do t’ia bëjë gati Benitezit rreth 15 milionë funte, plus shpenzimin e parave nga shitja e lojtarëve.

Yossi Benayoun, Fernando Torres dhe Steven Gerrard, spekulohet të jenë emrat që do të largohen nga Liverpooli, ndërsa fondet për sjelljen e superyjeve këtë vit, nuk ekzistojnë. /Telegrafi/