LAJMI I FUNDIT:

14 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për kontrabandim të mallrave dhe dhënie ryshfeti

14 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për kontrabandim të mallrave dhe dhënie ryshfeti

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit L.S., i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale “kontrabandimi i mallrave” dhe veprës “dhënia e ryshfetit” , të pandehurit F.R. i akuzuar për shkak të veprës penale “dhënia e ryshfetit” dhe të pandehurin A.M. për shkak të veprës penale “dhënia e ryshfetit”.

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor fillestar për marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të pandehurit i shpalli fajtor dhe të njëjtit i gjykoi: të pandehurin L.S. e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej  dhjetë mijë euro.


Të pandehurin F.R. me dënim me gjobë në shumë prej 500 euro dhe dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre muaj i cili dënim në bazë të nenit 44 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet me dënim gjobë në shumë prej 1,500 euro dhe të pandehurin A.M. e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej 500 euro dhe dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre muaj i cili dënim në bazë me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet me dënim gjobe 1,500 euro.

“I pandehuri L.S. akuzohet se nga tetori i vitit 2020 deri më 18.05.2021, në pikën kufitare në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka bartur mallra dhe ka kaluar vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor, me rastin e ndaljes dhe kontrollit nga hetuesit doganor, në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e barnave prej 15 artikuj, përkatësisht 1,385 pako si dhe 248 copë, ndërsa me rastin e kontrollit të depos-garazhës së tij, gjenden dhe sekuestrohen edhe një sasi tjetër e barnave prej 359 artikuj, gjithsej 16,290.00 pako, vlera e përgjithshme e të cilave kap shumën prej 80,061.06 euro.

I njëjti më 18.05.2021 në pikën kufitare në Han të Elezit, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të paarsyeshme zyrtarit doganor, në mënyrë që i njëjti të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që i jep shumën e të hollave prej 70 euro, për çka edhe ishin marr vesh paraprakisht përmes telefonit, me qëllim që të mos i nënshtrohet procedurave ligjore të kontrollit kufitar”.

I pandehuri F.R. akuzohet se më 19.03.2021, në pikën kufitare në Han të Elezit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasurorë për vete, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të paarsyeshme zyrtarit doganor, në mënyrë që i njëjti të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që i jep shumën e të hollave prej 20 euro për shërbimin e kryer ngase i kishte mundësuar futjen e mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, pa iu nënshtruar procedurave ligjore të kontrollit kufitar.

I pandehuri A.M. akuzohet se më 21.03.2021, në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasurorë për vete, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të paarsyeshme apo përftim tjetër personit zyrtarë, në mënyrë që i njëjti të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që i jep shumën e të hollave prej 50 euro për shërbimin e kryer ngase i kishte mundësuar futjen e mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, pa iu nënshtruar procedurave ligjore të kontrollit kufitar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori