LAJMI I FUNDIT:

13 vjet me Telegrafin, besueshmëri, kredibilitet dhe tashmë me hapësira të reja

13 vjet me Telegrafin, besueshmëri, kredibilitet dhe tashmë me hapësira të reja

Media online më e pëlqyer, më kredibile dhe më inovative në vend dhe rajon në gjuhën shqipe, sot po shënon 13 vjetorin e themelimit të saj.

Telegrafi.com vazhdon të mbetet lider në ofrimin e lajmeve me besueshmëri, kredibilitet dhe profesionalizëm, ndërsa në 13 vjetorin e themelimit të saj gjendet në fazën e zhvillimit të hovshëm me projekte të reja në fusha të ndryshme, jo vetëm gazetareske.


Ky fundvit po e gjen Telegrafin me hapësira të reja me mbi 500 metra katrorë, në një ambient tejet komfort pune për të zhvilluar sa më mirë dhe me profesionalizëm punën ekipore, të gatshëm për sfidat e dekadës së re.

Telegrafi pos zgjerimit të hapësirave të reja të punës, do të fokusohet në vitin 2020 edhe në shumë fusha të tjera të zhvillimit, të cilat do të jenë në hap me kohën dhe teknologjinë e fundit.

Telegrafi si media online kredibile do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e stafit të brendshëm, do të fokusohet në prodhimet dhe përmbajtjet autoriale, duke shtuar sidomos përmbajtjen me video materiale në rubrikat si lajme, ekonomi, sport, magazinë etj.  

Gjithashtu, Telegrafi do të shtojë bashkëpunimin me mediat ndërkombëtare, si dhe me organizatat vendore e ndërkombëtare për një përmbajte sa më objektive dhe gjithëpërfshirëse.

Në vitin 2019 karakteristikë ka qenë trendi i rritjes së lexueshmërisë në të gjitha kanalet tona dhe kemi sjellë versionin e ri të ballinës së Telegrafit, pos tjerash edhe versionin e ri të platformës së punësimit Telegrafi Jobs ( ish kërko punë).

Telegrafi këtë projekt e nisi me ambicie në dhjetor të vitit 2006 me vetëm katër punëtorë, ndërsa sot kur po shënon 13 vjetorin, numëron mbi 50 punëtorë, në Kosovë dhe Maqedoni.

13 vjet me ju, urime nga stafi i Telegrafit!

Telegrafi, shoku yt i ngushtë!

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori