LAJMI I FUNDIT:

Më 13 maj në Bruksel takimi i radhës Kosovë-Serbi për çështjen e targave

Më 13 maj në Bruksel takimi i radhës Kosovë-Serbi për çështjen e targave
Foto: Ilustrim

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë të ditur se më 13 maj do të jetë takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se pas konsultimeve me dy kryenegociatorët, janë pajtuar të vazhdojnë të diskutojnë për të gjetur një marrëveshje të përhershme për targat.


“Më vjen mirë të njoftoj se pas konsultimeve me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne jemi pajtuar të vazhdojmë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, në Bruksel më 13 maj”, shkruan Lajçak.

Ndryshe, në takimin e fundit më 21 prill u mbajt takimi ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, por që përfundoi pa ndonjë marrëveshje përfundimtare për targat.

Kosova dhe Serbia pa marrëveshje përfundimtare për targat - si do të veprohet tutje?
Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia pa marrëveshje përfundimtare për targat - si do të veprohet tutje?

Pas përfundimit të takimit, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media tha se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje pasi sipas tij, ka zero gatishmëri nga pala serbe për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar Kosovën se nuk ka qenë e gatshme për asnjë propozim gjatë gjashtë muajve sa kanë funksionuar grupet punuese për targat.

Në mungesë të marrëveshjes, BE thotë se vazhdon regjimi i letrave ngjitëse për targat
Lexo po ashtu Në mungesë të marrëveshjes, BE thotë se vazhdon regjimi i letrave ngjitëse për targat

Ndërkaq, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, kishte shprehur keqardhje për mosarritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat në takimet e fundit në kuadër të dialogut, porse, në mungesë të marrëveshjes për një zgjidhje afatgjate, do të vazhdojë të vlejë regjimi i letrave ngjitëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori