LAJMI I FUNDIT:

120 karroca në sheshin “Skënderbeu”, bëhet thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara

120 karroca në sheshin “Skënderbeu”, bëhet thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Gjersa gradualisht po i kthehemi normalitetit pas gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, zyra e UNICEF-it në Kosovë po bën thirrje për vëmendje më të madhe për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të mos lihen në karantinë për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Instalacioni i cili do të jetë nga data 17 deri më 25 maj është thirrje që u bëhet vendimmarrësve, shoqërisë civile, mediave dhe sektorit privat për përfshirje më të madhe të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara.


Murat Sahin, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se “sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, të gjithë fëmijët, pa dallim, kanë të drejta të barabarta. Na përket neve që t’i ndihmojmë ata që ta arrijnë potencialin e tyre të plotë. Është detyrimi ynë moral, ligjor dhe njerëzor. Izolimi dhe distancimi shoqëror që të gjithë prej nesh po e përjetojnë në kohën e pandemisë së COVID-19 është diçka që fëmijët me aftësi të kufizuara e përjetojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Përderisa Kosova gradualisht i kthehet normalitetit pas situatës së shkaktuar nga COVID-19, është e rëndësishme që shoqëria të ndihmojë që të përfundojë izolimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara njëherë e përgjithmonë. Një normalitet i përshtatshëm, i ri dhe më i mirë për një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë”.

Zyra e UNICEF-it në Kosovë përmes këtij instalacioni po kërkon: përshtatjen e praktikave mësimore gjithëpërfshirëse për të përmbushur nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara; caktimin e një numri adekuat të asistentëve të mësimdhënësve për fëmijët me aftësi të kufizuara në nivelin parashkollor dhe në shkolla; ndarjen e një buxheti të mjaftueshëm për transport falas të fëmijëve me aftësi të kufizuara deri në objektet parashkollore dhe në shkolla.

Po ashtu po kërkohet ofrimi i pajisjeve teknologjike dhe ndihmëse për të gjithë fëmijët në nivel parashkollorë dhe shkollor, përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të familjeve të tyre në aktivitete shoqërimi dhe aktivitete sportive dhe qasje për të gjithë në hapësira publike, shkolla dhe biznese.

“UNICEF-i do të vazhdojë të mbështesë institucionet dhe komunitetet për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me personat dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, duke përfshirë këtu përmirësimin e ligjeve, ofrimin e shërbimeve me bazë në komunitet, stimujve dhe ndihmave sociale në para të gatshme në mënyrë që të drejtat e tyre të përmbushen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori