LAJMI I FUNDIT:

12 vjet me Telegrafin!

12 vjet me Telegrafin!

Telegrafi me suksese të shumta po shënon 12 vjetorin – me objektiva, qëllime e strategji të reja për vitin 2019 dhe në vitet e ardhshme.

Në vazhdimësi Telegrafi po avancon në profesionalizëm dhe me rritje të stafit, pa punën e të cilëve nuk do të ishte aty ku është tani.


Gjatë vitit 2018, Telegrafi, përveç në aspektin profesional të raportimit dhe ngritjes së raportimit në kohë reale dhe cilësore, ka avancuar edhe me rritjen e video-prodhimeve, të cilat kanë qenë të shumta gjatë vitit 2018 dhe të cilat do të jenë edhe fokus i zhvillimit në të ardhmen.

Gjatë vitit 2018 karakteristikë ka qenë trendi i rritjes së lexueshmërisë nga pajisjet mobile dhe si rezultat i kësaj, në fillim të vitit 2019 do t’i lansojmë versionet e reja të ridizajnuara komplet të aplikacioneve iOS dhe Android.

Gjithashtu, që në fillim të vitit 2019 do të bëhet lansimi i versionit të ri të portalit “Kërko punë”.

Telegrafi këtë projekt e nisi me ambicie në dhjetor të vitit 2006 me vetëm katër punëtorë, ndërsa sot kur po shënon 12 vjetorin, numëron rreth 50 punëtorë, në Kosovë dhe Maqedoni, e në një të ardhme të afërt edhe në Shqipëri.

12 vite me ju, por na presin edhe shumë vite në rrugëtimin e përbashkët!

Telegrafi, shoku yt i ngushtë!