12 gola në një ndeshje, Kaltrina Biqkaj tregon ndjenjën e fitoreve të thella në futbollin e femrave

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafire është futbollistja e njohur kosovare Kaltrina Biqkaj, ylli i klubit turk Trabzonspor dhe një nga emrat më të spikatur të futbollit të femrave në rajon.
Në një intervistë të sinqertë dhe emocionale, Biqkaj rrëfen për shumë gjëra, ndër to edhe si shënoi 12 gola në një ndeshje.
“Zakonisht kur fitofshim kështu (12-0), babai më pyeste për rezultatin”, ka rrëfyer Biqkaj.
“Babai vinte vetëm në ndeshjet që ishin më të forta dhe për titull, por edhe kur kanë qenë rezultatet 10-0, 15-0, më pyeste se kush i dha tri golat e para”.
“Kur u jepshin ato golat, humbke edhe interesimi, kundërshtari nuk e kishte motivin e njëjtë...”, vazhdon rrëfimin e saj futbollistja e Trabzonit.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/




































