Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se aktualisht 12 për qind e të punësuarve në Kosovë punojnë pa kontrata.
Sipas tij, një problem në sektorin privat është edhe mungesa e sindikatave të punëtorëve. “Në regjistrimet e fundit, Kosova ka diku 500 mijë punëtorë të gatshëm për punë. Sipas statistikave tona janë diku 10-12 për qind e punëtorëve që punojnë pa kontrata pune”, ka bërë të ditur ai.
Për shkak të numrit të vdekjeve në vendet e punës, ku për nëntë muaj kanë humbur jetën 11 persona, Inspektorati i Punës ka shqiptuar gjoba ndaj disa kompanive.
“Gjatë inspektimeve tona rëndësi të veçantë i kushtojmë kompanive ndërtimore, sidomos në muajt qershor, korrik, gusht, kemi arritur që 250 punëtorë t’i legalizojmë dhe kemi shqiptuar 66 gjoba ndaj kompanive, për shkak të mos Respektimit të Ligjit të Punës”, ka treguar Ibrahimi.
Ndërkaq, për kompanitë të cilat nuk paguajnë kontributet pensionale për punëtorët e tyre gjobat sipas kryeinspektorin të Inspektoratit të Punës Basri Ibrahimi, shkojnë deri në 10 mijë euro.
“Gjobat për shkelje të Ligjit të Punës shkon nga 100 deri 10 mijë euro. Si Inspektorat i Punës, kemi vënë gjoba 10 mijë euro ndaj kompanive si në sektorin publik dhe private. Për ne nuk ka rëndësi se cilit sektor i takon ajo kompani”, tha ai.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi ka thënë se edhe të mediat ka shkelje të të drejtave të të punëtorëve, siç janë mos respektimi i kontratës së punës, puna me orar të zgjatur dhe shkelje të tjera.
“Tek mediat janë shkeljet e njëjta sikur tek kompanitë e tjera private. Ka edhe mosrespektim të orarit të punë, mos dhënia e pushimeve. Por pavarësisht kësaj ka filluar të përmirësohen gjërat në bazë të informatave që i kemi. Edhe pse janë bërë shumë portale dhe nuk po arrijmë të shkojmë tek secila sepse edhe aty ka shkelje të të drejtave të punëtorëve. Në vitin 2015, kemi shqiptuar tri gjoba për media, për shkak të shkeljeve të drejtave të punëtorëve”, ka bërë të ditur ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: 29,509 persona që nuk po figurojnë si të papunësuar, e as si të punësuar i janë bashkëngjitur karvanit të migrimit

Kosova bëhet me qendrën e parë në Ballkan për ekselencë dhe zhvillim të kompetencave të së ardhmes

“Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit”, Murati: Për 30 muaj, mbi 32 mijë të rinj që kanë filluar punë në Kosovë

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: 29,509 persona që nuk po figurojnë si të papunësuar, e as si të punësuar i janë bashkëngjitur karvanit të migrimit

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

"Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit”, Murati: Për 30 muaj, mbi 32 mijë të rinj që kanë filluar punë në Kosovë

BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'