LAJMI I FUNDIT:

11,346 raste aktive me coronavirus, masat e reja varësisht nga numri i të infektuarve në vend

11,346 raste aktive me coronavirus, masat e reja varësisht nga numri i të infektuarve në vend

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.


Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 tha se rënia e rasteve me coronavirus ka ardhur për shkak të masave të cilat janë ndërmarrë.

Ai tha se masat e reja ndërmerren varësisht numrit të të infektuarve në vend, ndërsa shqetësuese e quajti numrin e lartë të vdekjeve.

Ministri i Shëndetësisë ka folur edhe lidhur me vaksinën antiCOVID-19.

Ai bëri të ditur se më 7 dhjetor ka nënshkruar aplikimin për vaksinë, ndërsa njoftoi se Kosova është në mesin e 92 vendeve ku 20 për qind të vaksinës do ta ketë falas.

Ndërkaq, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku të martën në një postim në rrjetin social Facebook tha sot se milionat janë duke shkuar në sektorin privat të shëndetësisë, ndërsa sipas saj, nuk do të ishte problem po të drejtoheshin aty qytetarët me mundësi të mira materiale, por sipas saj, aty fatkeqësisht janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe përfituesit e ndihmave sociale.

Kollçaku kërkoi nga ministri i Shëndetësisë, që të dëgjojë zërat e atyre që nuk guxojnë të shpërfillin këshillat e mjekëve në kërkim të trajtimit, pavarësisht çmimit.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, njëherësh edhe ish-ministër i Shëndetësisë, tha që Qeveria Hoti duhet të ju dalë në ndihmë komunave në përballje me pandeminë.

Ismaili deklaroi që qytetarët të cilët janë infektuar me COVID-19 dhe nuk janë të shtrirë në spitale nuk   po përkrahen fare nga shteti dhe se janë lënë në mëshirë të fatit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori