LAJMI I FUNDIT:

111 vjet nga formimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

111 vjet nga formimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Forcat e Armatosura u krijuan më 4 dhjetor 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë.

Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja (të shpeshta për shekullin e shkuar).


Mehmet Pashë Dëralla, Ministri i Parë i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit

Shqipëria konsiderohet si vendi i dytë në NATO sa i përket numrit të ushtarakëve të dislokuar në misione, në raport me personelin aktiv të Forcave të Armatosura.

Maqedonci uron 111 vjetorin e ushtrisë shqiptare: Bashkë jemi më të fuqishëm dhe bëhemi të pathyeshëm
Lexo po ashtu Maqedonci uron 111 vjetorin e ushtrisë shqiptare: Bashkë jemi më të fuqishëm dhe bëhemi të pathyeshëm

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji shtator 1996 deri në shtator 2020, janë angazhuar me rreth 7,808 ushtarakë gjithsej.

Ushtria Shqiptare gjatë periudhës komuniste

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj shprehet se Forcat e Armatosura janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Ushtria Shqiptare ne misionet e NATO-s

“Në këtë ditëlindje të 111-të të tyre ne përulemi, nderojmë dhe jemi mirënjohës për shërbimin, kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura”, shkruan Presidenti Begaj. /Telegrafi/