LAJMI I FUNDIT:

11 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë ndaj dy ish-hetuesve të akuzuar për korrupsion

11 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë ndaj dy ish-hetuesve të akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy ish-policëve Lutfi Menxhiqi dhe Lavdim Osmani, duke i dënuar me dënim unik (së bashku) me 11 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për korrupsion.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Sulltane Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Osmani për veprën penale në bashkëkryerje “Marrje ryshfeti” u dënua me 4 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Kurse, për pikat 3 dhe 4 u dënua me 3 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Ndaj tij, u shpall dënim unik me burg 6 vite dhe gjobë 4 mijë euro.


Edhe, Menxhiqi për veprën e parë u dënua me 4 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Kurse, për pikat e tjera për këtë të akuzuar, gjatë shpalljes, nuk u theksua dënimi i shqiptuar.

Ndaj Menxhiqit, u shpall dënim unik prej 5 vite burgim dhe 4 mijë euro gjobë.

Në dënimin e shqiptuar, dy të akuzuarve iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Në rast se nuk e paguajnë gjobën, e njëjta iu zëvendësohet me burg, ku një ditë burg llogaritet në 20 euro gjobë.

Dy të akuzuarve iu ndalohet edhe ushtrimi i funksioneve publike në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej 5 vite.

Të njëjtit obligohen t’i paguajnë edhe shpenzimet e procedurës penale dhe atë nga 50 euro për paushall gjyqësor dhe nga 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

I dëmtuari udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Po ashtu, sipas aktgjykimit, konfiskohen paratë-nga Lufti Menxhiqi shuma prej 9 mijë euro, kurse nga Lavdim Osmani 1 mijë e 300 euro. Sekuestrohen edhe armët e gjetura nga Menxhiqi gjatë bastisjes.

Ndaj këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës, më 14 shkurt të vitit 2022, kishte shpallur fajtorë Osmanin dhe Menxhiqin duke i dënuar në total me 12 vite burgim dhe me 8 mijë euro gjobë.

Mirëpo, Gjykata e Apelit, më 3 maj 2023, ka marrë vendim, përmes të cilit ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj Menxhiqit dhe Osmanit.

Vendimi i Apelit për këtë çështje erdhi pas mbajtjes së seancës në këtë Gjykatë më 5 prill 2023, ku edhe ishin shqyrtuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, për Lavdim Osmanin- avokati Muhamet Mujaj dhe për Lutfi Menxhiqin- avokati Skender Musa.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 30 qershor 2020, Osmani dhe Menxhiqi, akuzohenshin se në fillim të muajit nëntor 2019, në cilësinë e hetuesve në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kishin pranuar ryshfet nga Driton Berisha dhe D.H, në mënyrë që mos të ndërmarrin veprime për luftimin e lojërave të fatit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Lajme
Ministri në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, e do Preshevën e Bujanocin me më pak shqiptarë

Ministri në Qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, e do Preshevën e Bujanocin me më pak shqiptarë

Lugina

"Defender Evrope 2025", divizioni i ushtrisë amerikane do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Siguri
Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë

Lajme
Analistët vlerësojnë se bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme

Analistët vlerësojnë se bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme

Lajme
Edhe një kompani nga Serbia në kontratën e Qeverisë për mbetjet e kafshëve, Peci: Jo, nuk e kam ditë

Edhe një kompani nga Serbia në kontratën e Qeverisë për mbetjet e kafshëve, Peci: Jo, nuk e kam ditë

Lajme
Kalo në kategori